Vajza më e bukur në botë është vetëm 9 vjeç (Foto dhe Video)

Life style

Vajza më e bukur në botë është vetëm 9 vjeç (Foto dhe Video)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:57

Kristina Pimenova është cilësuar si vajza më e bukur në botë, por ajo është vetëm 9 vjeç.

Me më shumë se 315 mijë ndjekës në "Instagram" dhe më tepër se dy milionë pëlqime në "Facebook", vogëlushja Kristina ka fituar gjithë vëmendjen e globit.

Kristina, me origjinë nga Moska e Rusisë, është marrë me modelimin që prej moshës tre vjeç dhe ka një portofol impresiv klientësh si "Vogue", "Armani" dhe "Dolce&Gabbana".

Profilet e saj në rrjetet sociale ia menaxhon e ëma, për shkak të moshës së saj, por edhe komenteve me fjalë të papërshtatshme për një vajzë të vogël.

Mirëpo, Kristina ka edhe mjaft kritikë, të cilët janë shprehur se imazhi i saj është seksualizuar. Sipas tyre, ta trajtosh një fëmijë si supermodele është e gabuar.

Për të parandaluar komentet "e ekzagjeruara" rreth "këmbëve të saj të gjata" ose fjalë si "si shpirt", ose "më pëlqen" të bëra nga komentues meshkuj, e ëma e Kristinës, Glikeryia, ka shkuar te profili i të bijës: "Çdo video ose foto e postuar këtu dhe që nuk është e përshtatshme për moshën e Kristinës do të shuhet dhe ai/ajo që e ka postuar do të bllokohet".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat