Ja çfarë punësh ka në këtë stacion treni (Video)

Life style

Ja çfarë punësh ka në këtë stacion treni (Video)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 10:07

Tollovia e madhe e njerëzve dhe dëshira që të hyjnë brenda trenit, vë në lëvizje punëtorët.
Duke parë që njerëzit e vendosur në radhë nuk po arrijnë të futen në tren, këta persona me uniformë i shtyjnë ata duke u kujdesur që asnjë pjesë e trupit të mos ju mbetet jashtë.

Në këtë stacion trenit në Bogota të Kolumbisë, duhet siguruar që edhe dyert e trenit të jenë të mbyllura mirë, teksa treni fillon itinerarin e rregullt.

“Më zë klaustrofobia duke e parë këtë video”, është komenti që ka lënë një shikuese, lidhur me këtë tren të mbingarkuar.

Sikur të kishte kamera edhe brenda trenit, për të regjistruar se si qëndrojnë njerëzit në atë tollovi, xhirimi do të ishte edhe më interesant.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat