Gjuha e... vaginës! (Shkrim vetëm për të rritur)

Life style

Gjuha e... vaginës! (Shkrim vetëm për të rritur)

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 23:13

Gjuha e vaginës është… orgazma! Është shprehja biologjiko-seksuale me të cilën femra komunikon me gjininë tjetër, pse jo dhe me vetveten ndonjëherë. Megjithëse tema e orgazmës vijon të jetë nga më të përfolurat, në të vërtetë është ndër më pak të përjetuarat. Në qoftë se meshkujt do kishin kishin mundësinë të dëgjonin se ç’pëshpëritet mes femrave në mungesë të tyre, nuk do dinin se ku të fshiheshin! Ankesa dhe vetëm ankesa, por, që të gjitha përkojnë në një pikë, që meshkujt nxitohen dhe nuk i japin rëndësinë e duhur fazës së paralojës dhe eksplorimit të trupit. Pse ndodh kjo? Janë vërtet femrat më kërkuese se ç’duhet, apo meshkujt më pak të aftë për t’u ofruar partnereve të tyre kënaqësinë që u takon? Në këndvështrimin tim, faiji është i të dyja palëve, së pari, i femrave që nuk shprehen hapur për ato që duan të bëjnë në shtrat, dhe së dyti, i meshkujve që janë sipërfaqësorë dhe mendojnë se përmasat e mëdha nuk lënë asnjërën të pakënaqur.

Shkencërisht, është vërtetuar se orgazma nuk ka lidhje me përmasat e penisit dhe se përmasat luajnë rol psikologjik, jo seksual…

Pse disa femra kanë orgazmë dhe disa të tjera jo?

Sepse disa dinë të marrin atë që duan pa ndjerë tabu, ndërsa të tjerat jo.

1 në 10 gra nuk arrin kurrë në orgazmë.

4 në 10 gra arrijnë në orgazmë vetëm përmes vetëkënaqësisë.

Orgazma është një gjendje e përbërë nga 4 faza, të cilat përjetohen sa nga femrat po dhe nga meshkujt.

Cila është ndjesia e orgazmës?

Kënaqësi e veçantë, sipërore nga çdo tjetër, e cila shoqërohet me ndryshime fizike: forcim muskujsh dhe rritje të qarkullimit të gjakut në gjoks dhe organe gjenitale. Orgazma është e ndryshme në çdo femër, disa e përshkruajnë si përjetim paniku, të tjera si pulsime të koncetruara në vulvë etj., etj. Gjithçka varet nga mënyra e stimulit që i është bërë…

Faza e entuziazmit

Kur femra stimulohet, vagina e saj nis të njomet dhe qafa e mitrës lëvizë lartas. Rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut rriten ndjeshëm, ndërkohë që në gjinj apo pjesë të tjera të trupit shfaqen disa skuqje të vogla.

Faza e “vargmalit”

Ndërsa rrajet e zemës janë në rritje, klitorisi dhe buzët e vaginës furnizohen me gjak, bëhen më të errëta/ndezuara dhe më të forta. E njëjta gjë vërehet dhe në gjinj, fryhen dhe thithat zgjaten. Mitra shkon në brendësi të legenit dhe pjesa e pasme e saj “tendoset” duke formuar “boshësi”

Faza orgazmike

Ndërsa gruaja i afrohet kulmit të orgazmës, e gjithë zona gjenitale mbushet me gjak dhe vagina sekreton lëngun e vet… Trupi çlirohet, gjaku përhapet në të gjithë trupin dhe muskujt relaksohen. Muret e mitrës ngushtohen çdo 0.8 sekonda duke u kthyer avash-avash në gjendjen e tyre të mëparshme. Orgazma tek femrat zgjat më shumë se tek meshkujt dhe shpesh herë është e shumëfishtë.

Faza e shpengimit/çlirimit

Trupi kthehet në nivele normale, ndërkohë që gjaku largohet gradualisht nga pjesa e organeve gjenitale. Klitorisi vazhdon të jetë i ndjeshëm, pasi ka shkuar nga njëra anë në tjetrën.

Është pikërisht çasti kur meshkujt ndezin ndonjë cigare, ose kthejnë shpinën për të fjetur!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat