Horoskopi 27 nëntor 2014

Life style

Horoskopi 27 nëntor 2014

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 08:21

DASHI 21/3 - 20/4

Ditë mjaft e këndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do tregoheni më të duruar dhe çdo hap do e hidhni pasi ta keni menduar me kujdes.

DEMI 21/4 - 21/5

Planetët do bëhen të gjithë bashkë gjatë kësaj dite dhe do iu ofrojnë një mjedis të këndshëm për t’u dashuruar ashtu si ta ndieni. Beqarët nga ana tjetër do jenë me shumë fat në dashuri

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet absolutisht t’i hidhni sytë tek dikush tjetër sot sepse ne këtë mënyrë do futeshit ne debate te zjarrta me partnerin dhe gjithçka mund te marre fund.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Të dashuruarit do kenë një ditë të zakonshme dhe pa të reja. Mundohuni të paktën, të mos debatoni me atë që keni në krah. Për fatin e keq të beqarëve nuk pritet asgjë e veçantë sot në jetën e tyre sentimentale.

LUANI 23/7 - 21/8

Ata që janë prej kohësh në një lidhje do marrin vendime shumë të rëndësishme sot. E ardhmja do jetë ndryshe nga këto kohë falë përkujdesit të të dyve.

VIRGJËRESH? 22/8 - 23/9

Do kuptoheni më së miri me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Vazhdoni në këtë rruge.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Do kaloni mjaft çaste të lumtura sot me atë që keni në krah dhe do ndiheni ndonjëherë sikur jeni në ëndërr. Sensualiteti, bashkëpunimi dhe përkëdheljet do jenë fjalët kyçe në jetën tuaj.

AKREPI 24/10 - 22/11

Partneri do iu detyrojë të bëni disa gjera që ju nuk i pëlqeni sot dhe kjo do iu trishtojë pa masë. Në një moment mund të shpërtheni dhe të debatoni ashpër me të.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Urani do jetë planeti më i favorshëm për jetën në çift. Do kaloni më shumë kohë së bashku me partnerin dhe do filloni edhe projekte të përbashkëta. Beqarët do mbyllen në vetvete.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Duhet të përballeni me partnerin tuaj sot për gjithçka sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të keni një jetë të qetë. Mos mbani asnjë brengë përbrenda. Beqarët duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi.

UJORI 21/1 - 19/2

Duhet të përballeni me partnerin tuaj sot për gjithçka sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të keni një jetë të qetë. Mos mbani asnjë brengë përbrenda. Beqarët duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do jeni shumë të pasigurt gjatë kësaj ditë për lidhjen që keni krijuar. Më e mira është të flisni me partnerin dhe jo me persona të tjerë të cilët nuk do iu japin këshillat e duhura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat