Binjakët bëhen baballarë në të njëjtën ditë, spital dhe me të njëjtën mami

Life style

Binjakët bëhen baballarë në të njëjtën ditë, spital dhe me të njëjtën mami

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:30

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur dy ditë më parë në Britaninë e Madhe, ku dy binjakë janë bërë baballarë në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital dhe fëmijët janë pritur nga e njëjta mami.

Vëllezërit Zherom dhe Zharëll Spence, 21-vjeçarë, u habitën kur morën vesh se bashkëshortet e tyre ishin shtatzënë njëkohësisht, por edhe më e pabesueshme u bë kur mjeku u tha se do të lindnin në të njëjtën ditë.

Mrekullisht, në orët e para të së hënës dolën në dritë dy kushërinjtë e vegjël, të cilët lindën brenda pak orësh në qendrën spitalore të Kryqit të Kuq në Volverhempton.

Duket e pabesueshme, por të dy foshnjat lindën në të njëjtën vaskë me ujë, në të njëjtën dhomën dhe u pritën nga e njëjta mami, raporton britanikja “The Mirror”.

Partnerja e Zheromesë, 19-vjeçarja Tegan Kompton, lindi e para në orën 02:04 të mëngjesit, ndërsa Franceska Ashe, 19 vjeçe, lindi gati dy orë më pas, 04:34.

Ky është quajtur nga mjekët një rast shumë i rrallë dhe probabiliteti që ai të ndodhte sërish është 1 në 150 mijë raste, duke marrë parasysh edhe faktin se sa binjakë ndodhen në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat