Seks me 20 femra, ulet risku i kancerit të prostatës

Life style

Seks me 20 femra, ulet risku i kancerit të prostatës

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 00:56

Të shkosh në shtrat me më shumë se 20 femra gjatë gjithë jetës ndihmon meshkujt të mos preken nga kanceri i prostatës.

Ky është rezultati i një studimi që vjen nga Universiteti i Montrealit në Kanada dhe një lajm i mirë për të gjithë kazanovat në botë.

Tudimi thotë se nëse meshkujt shkojnë në shtrat me më shumë se 20 femra janë 28% më pak të predispozuar të preken nga kanceri i prostatës dhe 19% më pak të predispozuar të preken nga çdo lloj kanceri tjetër.

Në studimin kanadez raportohet se nuk mund të thuhet e njëjta gjë për meshkujt homoseksualë edhe nëse ata i ndryshojnë partnerët e tyre, transmeton Tv Klan.

Ndërsa për meshkujt e virgjër studimi thotë se janë dyfish të rrezikuar të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që kanë eksperienca seksuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat