Pse meshkujt paguajnë për seks?

Life style

Pse meshkujt paguajnë për seks?

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 23:33

Nisur nga fakti se stereotipi “vetëm meshkujt e vjetër në moshë paguajnë për seks” nuk qëndron më, Gareth May ka folur për "The Telegraph" mbi arsyet pse gjithnjë e më shumë meshkuj të rinj në moshë u drejtohen punonjëseve të seksit.

Javën e shkuar, një raport tregoi se 1 në 10 meshkuj britanikë kanë paguar për seks. Ju duket tronditëse? I njëjti raport i bërë me 6 mijë meshkuj të moshës 16-74 vjeç, gjeti se shumica e meshkujve, që me gjasë, kanë paguar për të bërë seks, ishin beqarë të moshës 25-34 vjeç.

Kërkim i bërë nga Kolegji Universitar në Londër dhe Shkolla e Londrës për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale dhe u publikua në revistën “Infeksionet e Transmetuara Seksualisht”. “Tabloja që shohim nuk përputhet domosdoshmërisht me stereotipin e meshkujve të vetmuar dhe të vjetër paguajnë për seks... burrat që paguajnë më tepër për seks janë të rinjtë”, tha drejtuesi i kërkimit, Dr. Cath Mercer.

Shërbimi profesional i seksit dhe "përkëdhelja" emocionale e klientit

Ky vëzhgim është i saktë për Charlotte Ros, një trajnuese seksi dhe punonjëse në eskortë. Dy nga klientët e saj më të rregullt janë miq të mirë, të dy 19 vjeç, të cilët e vizitojnë atë çdo ditë. “Demografia po ndryshon, pasi preferencat e të rinjve po ndryshojnë”, thotë Rose. “Një shërbim profesional me një punonjëse seksi krijon një kuptueshmëri të ndërsjellë lidhur me atë që kërkon dhe merr klienti”, vijon ajo.

Peter, një profesionist 20-vjeçar, është një vizitor i rregullt eskortash. Ai shprehet se ekziston një lidhje, një “përkujdesje” emocionale, siç e quan ai, por shumicën e kohës, ajo është “pastërtisht e ndërsjelltë”, i ushqen nevojat seksuale, çka përbën atë që Rose e quan “shërbim profesional.

Ai pranon se 9 nga 10 herë që ai paguan për seks është nën ndikimin e alkoolit, diçka që i ndodh në fund të mbrëmjes, kur është i frustruar. Mirëpo, ai shprehet se përdor “katalizatorë emocionalë”, njëri prej të cilëve është alkooli. Peter thotë se e ka humbur virgjërinë e tij me një prostitutë 24-vjeçare.

“Kjo ndodhi në një periudhë frustuese të jetës sime. Jetoja me ime më. Kisha ndjenja pashpresshmërie dhe dëshpërimi dhe një frikë reale se mos bëhesha një 40-vjeçar i virgjër. Pas një nate të keqe, thjesht vendosa se doja ta bëja, por u kthye në diçka që u bë varësi”, thotë ai.

Kjo varësi e ka çuar në njohje të 50 prostitutave, diçka që, sipas Peter-it, nuk mund të ndodhte në epokën para internetit. “Ne shpenzojmë gjysmën e jetës sonë online tani”, shpjegon ai dhe shtjellon më tej se, beson që të shikuarit porno i ka shërbyer si një urë për seksin me pagesë. Peter i përdor prostitutat për të zëvendësuar orët para ekranit, duke parë pornografi.

Interneti fuqizoi industrinë e seksit

Rebecca Dakin, një eksperte seksi nga Britania e Madhe dhe një punonjëse seksi në vitet 2000-2010, e cila ka pasur shumë klientë të rinj, thotë se gjatë dekadës së fundit, interneti ka shtuar vëmendjen dhe eksesin ndaj eskortave. Sipas saj, ai e ka shndërruar industrinë e seksit dhe ka zgjeruar demografinë e njerëzve që paguajnë për seks.

Pa dyshim që interneti e ka shtuar eksesin ndaj këtyre eskortave, pasi, vetëm në Londër, ka mbi 100 agjenci të tilla. Megjithatë, ka diçka tjetër që duhet të merret parasysh – ajo e rritjes së përmasave digjitale të jetëve tona dhe problemeve emocionale që vijnë prej tyre.

Sociologja e seksit, Dr. Chauntelle Tibbals thotë se teknologjia është një dimension interesant. “Teknologjia i ka ndryshuar dhe zgjeruar mënyrat sesi mendojmë rreth ndërveprimeve sociale, si edhe atyre intime. Tani është e thjeshtë që dikush të hapë laptopin dhe të kalojë një copë kohë për të pasur një eksperiencë intime”, thotë ajo.

Sa për meshkujt e rinj që paguajnë për seks, Dr. Tibbals thotë se ky është një fenomen modern: “Ka rrethana të pafundme historike që kanë çuar në ngritjen e industrisë së seksit. Punonjëset e seksit ishin një pjesë integrale e zgjerimit drejt perëndimit, për shembull, në SHBA, ose në jetën e njerëzve në ushtri”, argumenton ajo. “Njerëzit e të gjitha grupmoshave mund të ndodhen në situata, ku mund të kenë nevojë për të paguar për shoqëri”, përfundon ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat