Horoskopi javor (24-30 nentor 2014)

Life style

Horoskopi javor (24-30 nentor 2014)

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 22:16

Dashi
Kjo jave do jete shume e bukur për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni shpesh momente fantastike dhe do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shfrytëzoni çdo sekonde. Edhe beqaret do jetojnë ne një ambient harmonik. Do kenë takime te njëpasnjëshme neper vende te ndryshme. Financave duhet t’iu kushtoni akoma me tepër rëndësi ne mënyrë qe gjendja te vije duke u përmirësuar. Shëndeti do jete goxha me i qëndrueshme, madje here pas here do jeni plot energji. Do e kaloni periudhën delikate. Ne planin profesional do iu dalin goxha pengesa dhe nuk do i përmbushni ne kohe objektivat. Për familjen përkujdesuni me tepër.

Demi
Tregohuni sa me te arsyeshëm këtë jave ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te mos bëni gabimet e se shkuarës. Duhet here pas here te toleroni dhe te hapni rruge. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete nëse duan te ndryshojnë status. Shprehini pëlqimet apo ndjenjat qe keni për dike. Financat do jene pak me te mira, por jo ne gjendjen e dëshiruar. Me pak kujdes mund te arrini te zgjidhni disa probleme te vogla. Shëndeti nuk do jete i mire. Qe ditët e para mund te keni dhimbje stomaku. Shmangni sa te mundni dietat strikte. Ne pune do jete periudhe plot risi e te mira. Mund t’iu bëhen propozime edhe për një pune te re. Mendohuni mire para se te vendosni. Familja pa probleme.

Binjaket
Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate gjithë kësaj jave. Mirëkuptimi, toleranca dhe bashkëpunimi do mbizotërojnë ne çdo moment. Nuk do hidhni asnjë lloj hapi pa marre mendimin e partnerit. Beqaret me ne fund do takojnë disa persona për te cilat do iu rrahe zemra shume fort. Shume gjera do ndryshojnë duke filluar qe nga mesi i javës. Edhe financiarisht do jeni te favorizuar. Do kryeni investimet e menduara. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni disa probleme me gjumin dhe me stomakun. Ushqehuni ne mënyrë te ekuilibruar. Ne pune do jeni strikte dhe mjaft te vëmendshëm. Nuk do lejoni askënd t’ua prishe planet. Jeta familjare shume e qete.

Gaforrja
Jave goxha e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni xheloze për partnerin dhe here pas here do bëni skena te cilat nuk do i pëlqejnë aspak atij. Kujdes, mos i prisni gjerat me dorën tuaj. Beqaret do pëlqejnë tej mase dike, por konkurrenca do jete e forte. Gjithsesi yjet këshillojnë te mos dorëzoheni deri ne momentin e fundit. Asnjëherë nuk i dihet. Financat nuk do jene problematike, megjithatë mire është qe ne çdo moment te tregoheni te matur dhe te kujdesshëm. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla. Do ndiheni pa fuqi ndonjë dite dhe mesi do iu zërë gjumi. Ne pune do jeni me te mirët. Edhe me familjen nuk do keni asnjë mosmarrëveshje.

Luani
Jave pozitive dhe pa probleme te mëdha kjo për te dashuruarit. Edhe pse mund te ndonjë debat do arrini ta zgjidhni shpejt me mirëkuptim dhe tolerance. Mbrëmjet do jene fantastike dhe te mbushura me surpriza. Beqaret do jene te paduruar dhe ka rrezik te hidhen ne krahët e personit te gabuar. Ne planin financiar do e keni shume te vështirë te tregoheni te matur dhe kjo mund te sjelle probleme. Kujdes edhe me lojërat e fatit. Shëndeti do kërkojnë me tepër vëmendje dhe përkujdes. Merruni edhe pak me aktivitet fizik. Ne pune do jeni kreative dhe konkrete. Do i realizoni planet qe keni bere me herët. Jeta familjare do jete shume e ndërlikuar.

Virgjeresha
Lidhja juaj ne çift do përforcohet edhe me shume gjate kësaj jave. Me maturi dhe mençuri do arrini t’i zgjidhni problemet dhe do ndiheni te qete. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për te bere për vete dike. Nuk është vetëm dashurie e rëndësishme ne këtë jete. Financat nuk do jene ne një gjendje te qëndrueshme kështu qe duhet te bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi qe do kryeni. Shëndeti do ketë disa tronditje te vogla. Merrni masa pa qene shume vone. Ne pune do jeni guximtare dhe këmbëngulës. Me pak mund do arrini atë qe keni menduar. Disa kolege te vjetër do iu japin mbështetjen e tyre. Ne familje do mbizotërojë gjithë kohës tensioni.

Peshorja
Çdo gjë do ece si duhet këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do qeshni dhe do argëtoheni pa fund me partnerin tuaj dhe shpesh do ju duhet sikur jeni vërtet ne ëndërr. Çdo dite do jete e veçante. Beqaret, ditët e para nuk do kenë takime, por qe nga e mërkura pritet t’iu ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Përfitoni nga çdo minute! Me financat tregohuni sa me realiste ne mënyrë qe gjendja te mos ketë probleme. Shëndeti moral dhe ai fizik do jete me i mire se një jave me pare. Do ndiheni goxha te qete. Ne pune do jeni te zotet dhe karriera do ju marre një tjetër drejtim. Propozimet qe do ju bëhen do jene te jashtëzakonshme. Jeta familjare nuk do pësojë ndryshime.

Akrepi
Këtë jave duhet me patjetër ta rregulloni marrëdhënien tuaj ne çift sepse po i late gjerat te rrjedhin kështu si janë situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit ne ndonjë moment. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, dashuritë e mëdha do vijnë pas shume kohës. Urani do ju mbështesë ne planin financiar dhe do ju nxite te shmangni shpenzimet e pamenduara. Gjendja do mbetet goxha e mire. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme, madje edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me te qete. Ne pune do bashkëpunoni fort me koleget dhe se bashku do keni me tepër arritje. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Shigjetari
Do ketë shume tronditje këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do shkoje si e kishit parashikuar dhe mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Shpesh do mendoni te qëndroni larg partnerit. Beqaret do marrin ftesa, por për arsye te ndryshme do hezitojnë te hedhin hapa. Buxheti do jete me i qëndrueshëm se kurrë me pare. Për këtë arsye do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e mundshme dhe do hiqni edhe para mënjanë për te siguruar te nesërmen. Për një shëndet te mire duhet te shmangni kafen, çajin dhe duhanin sa me shume. Merrni sa me shume vitamina. Ne pune mos u tregoni me autoritare nga sa duhet sepse do i bëni dem vetes dhe do krijoni një përshtypje te keqe. Jeta familjare do jete goxha delikate.

Bricjapi
Gjate kësaj jave do bëni çmos qe te ruani një klime sa me te ngrohte me atë qe keni ne krah. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe do flisni sinqerisht. Ata qe kane shume kohe bashke mund te mendojnë edhe për një bashkëjetesë. Beqaret nuk do kenë takime premtuese dhe për këtë arsye do jene me humor te keq. Për financat do jete një periudhe e paqëndrueshme dhe me vështirësi. Ulni shpenzimet menjëherë. Për shëndetin do jete jave e qete dhe pa probleme. Këshilla e yjeve është te çlodheni here pas here. Ne pune do keni mbështetjen e Marsit. Do provoni eksperienca te reja qe ne fakt do iu sjellin suksesin. Ne familje duhet ta shprehni me tepër dashurinë.

Ujori
Gjate kësaj jave do jeni me humor shume te mire dhe jeta ne çift do vije duke u përmirësuar. Do bëni me tepër lëshime ndaj njeri-tjetrit dhe do keni me tepër besim. Beqareve do iu duhet te bëjnë zgjedhje te vështira. Neptuni nuk do ndikoje pozitivisht. Kujdes! Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te bëni çfarëdo lloj investimi apo transaksioni. Me shëndetin nuk do i keni punët mire. Shpesh do ndiheni te lodhur dhe nen ankth. Sporti ose yoga do iu bënte mire. Ne pune do jeni mjaft ambicioze. Mos u nxitoni nëse nuk doni te pengoheni dhe te bini. Çdo gjë ka kohen e vet, bëni durim. Ambienti ne familje do jete harmonik. Gjithçka do shkoje me se miri.

Peshqit
Pas një periudhe te gjate se bashku me partnerin, këtë jave do mendoni t’i bëni gjerat me serioze. Do ndiheni edhe vete me te rritur e me te pjekur. Beqaret do kenë mundësi veçse për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat nuk do jene te këqija megjithatë nuk duhen kryer shpenzime për gjera qejfi ndërkohë qe do keni nevoja te tjera. Gjendja shëndetësore do jete e mire, madje nuk ka për t’iu munguar as energjia. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen disi me te qete. Ne pune do keni progres te madh nga një jave me pare. Do ndiheni mjaft krenare për veten tuaj. Marrëdhënia ma familjaret do ketë disa probleme te vogla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat