Aktori peruan martohet me një pemë... për herë të dytë

Life style

Aktori peruan martohet me një pemë... për herë të dytë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 21:19

Aktori dhe aktivisti peruan Richard Torres është martuar për herë të dytë. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por ajo që të habit është fakti se edhe kësaj here është martuar me një pemë.

Torres dhe “nusja” e zhvilluan ceremoninë në Parkun Kombëtar të Bogotasë, ditën e dielë.

Torres shpreson që martesat e tij të ndihmojnë në sensibilizimin e njerëzve në lidhje me çështjet mjedisore. Ai tha se FARC-u (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) nuk duhet të bëjë luftë, por të mbjellë pemë.

Vitin e kaluar, Richard Torres u martua me një pemë në Buenos Aires të Argjentinës. Ende nuk dihet nëse “nusja” e parë e ka marrë vesh apo jo për martesën e dytë të bashkëshortit të saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat