Horoskopi 25 Nëntor 2014

Life style

Horoskopi 25 Nëntor 2014

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:05

DASHI 21/3 - 20/4

Do të mërziteni shumë gjatë gjithë kësaj dite në krahët e partnerit tuaj dhe do të debatoni fort me të në disa momente. Gjithsesi do të keni plot mundësi për takime që do t’ju ndryshojnë humorin.

DEMI 21/4 - 21/5

Sot do të keni frikë ta ndryshoni statusin tuaj si në biznes, si në planin profesional ashtu edhe në atë personalin. Kjo do të jetë dita e animimeve dhe e shumë ngjyrave.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Në planin financiar sot, do të merrni vendime të rëndësishme dhe do ta ndryshoni më shpejt se sa mendoni situatën. Do të përjetoni emocione të mëdha në marrëdhënien tuaj në çift.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Sot gaforret do të ndihen mirë edhe ashtu si janë, prandaj nuk do të kërkojnë me ngulm që ta ndryshojnë statusin. Me financat do të tregohen shumë të kujdesshëm.

LUANI 23/7 - 21/8

Kryesisht ju jeni të matur dhe situatat e vështira që do t’ju rrethojnë sot nuk do të krijojnë as problemin më të vogël. Shqetësimi i vetëm i juaj mbeten paratë.

VIRGJËRESH? 22/8 - 23/9

Sot, duhet të jeni më të bindur se kurrë për dashurinë e partnerit, kështu që qetësohuni dhe falini kënaqësi të papërshkrueshme. Mos debatoni me familjarët.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Sot do të ndërmerrni shumë rreziqe në jetën tuaj në çift vetëm që gjendja të fillojë të përmirësohet. Do të përfitoni dhe përjetoni shumë emocione.

AKREPI 24/10 - 22/11

Akrepat do të jenë të pavëmendshëm dhe nuk do të përfitojnë nga mundësitë që do t’u jepen për takime. Në planin financiar gjendja do të jetë delikate.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Kujdes me çdo shpenzim që do të kryeni. Jeta në çift do të jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë gjatë kësaj dite. Paratë nuk do t’ju ndihmojnë ta bëni më të veçantë.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do të ndiheni mirë pranë partnerit dhe nuk do të keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Edhe beqarët që i përkasin kësaj shenje do të jenë më me fat dhe do përjetojnë emocione të forta.

UJORI 21/1 - 19/2

Personi që keni ëndërruar prej kohësh do të bëhet pjesë e jetës suaj. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes. Mbrohuni edhe nga hajdutët që kanë fytyrë miku.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Sot do t’i jepni shumë prioritet jetës suaj në çift. Do të ndiheni shumë më mirë se kohët e fundit. Shfrytëzoni çdo sekondë, madje edhe çdo ofertë që men doni se e përballoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat