Si e keqpërdori Ganiun Bleona për letra (Foto)

Life style

Si e keqpërdori Ganiun Bleona për letra (Foto)

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 21:40

Bleona Qerreti ia ka arritur të ketë një ftesë për në American Music Awards dhe të shock-ojë edhe njëherë faqet shqiptare online duke u shfaqur pothuajse nudo. Kanë mjaftuar disa foto ku dukeshin krejtësisht të pasmet e saj të zhveshura, gjinjtë e mbuluar vetëm tek thithkat dhe i gjithë trupi i saj lakuriq, për të tërhequr edhe njëherë vëmendjen e vuajeriste të fansave të nudizmit. Dhe ky nuk është rasti i parë. Prej muajsh këngëtarja shqiptare që nuk nuk arrin të mbledhë dot më njerëz për koncerte mbahet vetëm me joshjen perverse që i shkakton publikut. Qëllimi i saj është i qartë, të bëjë gjithcka për të rënë në sy.

Njëherë ajo ngashërehet publikisht për Ganin, burrin që braktisi pasi plotësoi letrat amerikane, një herë tjetër kacavirret për të pozuar me Paris Hilton, në Ibiza, një herë tjetër shfaqet cullak me detin në sfond, ndërsa një herë tjetër, pozon me mamin që e ka hipur në një jaht. Edhe kaq sa përshkruam nuk është një stinë e re në jetën e Bleonës. Ajo mund të bëjë çdo lloj akrobacie.

Ajo një herë nxiton të përkrahë propozimet e ish kryeministrit Berisha kur ai flet për një kuadër ligjor më restriktiv për shtypin rozë dhe një herë tjetër nxiton të fshikullojë në shtyp, gazetarin më popullor dhe më të shikuar të TV Klan, Arian Canin.

Madje ajo nuk ka fare turp të ‘gënjejë” mediat people të vendit ku jeton, duke pohuar se në atdheun e saj sa herë që ka një problem, ajo i telefonon drejtpërdrejt kryeministrit për ta zgjidhur atë.

Taktika “shejtan –budallaqe” e kësaj vajze të show- bizit është e kuptueshme lehtë. Ajo sjell foto dhe pamje nga Amerika, për të qenë prezent në Shqipëri dhe pastaj i merr këto publikime që i boton pa asnjë lloj filtri shtypi provincial shqiptar, për tu shitur përtej Atlantikut si dikush e famshme në vendin e saj. Duke mos qenë asgjë as këtu dhe as atje, ajo arrin me sforco të ngrejë një fabul. Fabulën e emigrants që ka sukses.

Dhe deri këtu ajo që bën Bleona nuk ka asgjë të keqe. Ajo është një nga shumë artistët e pasuksesshëm të kësaj bote, që mundohen ta mbulojnë dështimin përmes mitomanisë. Ajo ka gjetur një formë të sajën për të mospranuar një disfatë të trefishtë, profesionale, afektive dhe financiare: atë si këngëtare pa zë, si grua pa dashuri dhe si emigrante pa aq të ardhura sa do të donte.

Pra problemi këtu nuk është tek Bleona, as tek akrobacitë që ajo bën për t’i shpëtuar hallit të saj. Problemi këtu është tek mediat tona që përcjellin në mënyrë të të drejtpërdrejtë të gjitha gënjeshtrat e saj. Për disa lexime më shumë, për disa klikime më tepër, ato nxitojnë të nxjerrin çdo foto gjinjsh dhe çdo imazh të të pasmeve, që rrezikojnë ta shndërrojnë një model të dështuar në një ikonë. Jo Bleona nuk është një e tillë. Historia e saj, fatkeqësisht, nuk është një histori suksesi. Ajo është një histori turpi. Ose ndoshta, thënë ndryshe, një histori paturpësie, që dikush mundohet ta shesë si ikonë./Lapsi/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat