Horoskopi 24 Nëntor 2014

Life style

Horoskopi 24 Nëntor 2014

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 08:53

DASHI 21/3 - 20/4

Duhet të tregoheni më të hapur ndaj të rejave dhe mundësive që do t’ju paraqiten sot. Është një nga ato ditët kur ia vlen të tentoni.

DEMI 21/4 - 21/5

Sot do të jeni në kërkim të më së mirës. Instinktet tuaja luftarake do t’ju paraqesin si njeri mjaft energjik. Mos mendoni për kundërshtarët.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Bëni shumë kujdes që të mos shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot. Duhet bërë durim dhe pak më shumë angazhim.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Sot do të tundoheni dhe do të veproni pa menduar gjatë për ato që i duhen gjendjes suaj ekonomike. Tregohuni shumë të matur dhe largpamës.

LUANI 23/7 - 21/8

Mos hezitoni që të merrni përsipër projekte që mund t’i realizoni. Bëhuni trima dhe të guximshëm në të gjitha situatat.

VIRGJËRESH? 22/8 - 23/9

Mundohuni që të mos jeni shumë impulsiv sot. Do të nxeheni shumë shpejt dhe në ndonjë situatë do të ishte mirë të bëni një hap prapa për t’u qetësuar.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Mos bëni asnjë hap pa reflektuar mirë, mos thoni asnjë fjalë pa u menduar mirë, por gjithësesi veproni shpejt dhe shfrytëzoni momentin.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do të përjetoni dhe transmetoni shumë emocione sot. Kujdes me fjalët sepse ato mund të lëndojnë dikë që në të vërtetë nuk do të donit ta lëndonit.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Në disa situata do të jetë e vështirë të dialogosh e të bësh marrëveshje me ju. Kini besim në vetvete dhe shfaquni të fortë përballë kundërshtarëve.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Mos jepni asnjë premtim nëse nuk do të mund ta mbani. kini kujdes me mënyrën se si do të prezantoheni sot, sepse sjellja juaj mund të ndikojë në të ardhmen.

UJORI 21/1 - 19/2

Dita e sotme do të jetë harmonike për të dashuruarit. Por mos merrni vendime të shpejta sepse do të ishte mirë që t’i hidhnit hapat një e nga një.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Ka mundësi që partneri të vërë në provë aspektin e aftësisë suaj për të mbrojtur ndjeshmërimë në çift. Mos shpenzoni shumë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat