Horoskopi 22 Nëntor 2014

Life style

Horoskopi 22 Nëntor 2014

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 08:26

DASHI 21/3 - 20/4

Sot nuk duhet t’i besoni shumë instinktit sepse do të gaboni. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur dhe të mos shpenzoni kuturu. Situata do të jetë e paqëndrueshme.

DEMI 21/4 - 21/5

Ambienti i sotëm nuk do të jetë shumë i qëndrueshëm në familje. Do t’ju ndryshojë shpesh humori dhe herë pas here do të debatoni për gjëra të kota me partnerin tuaj.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Sot binjakët do të jenë të gatshëm të përfshihen në aventura vetëm për të mos qëndruar vetëm. Në planin financiar gjërat do të shkojnë më mirë sesa kishit menduar.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Dita e sotme ju ofron mundësi që të bëni ndonjë shpenzim më tepër. Do të jeni shumë besnik ndaj partnerëve tuaj në biznes dhe askush nuk do t’ju tundojë.

LUANI 23/7 - 21/8

Të gjithë ata që i përkasin shenjës së luanit do të bënin mirë që të reflektonin përpara se të dilnin nëpër takime. Nëse doni që financat të mos kenë vështirësi të mëdha, mos shpenzoni.

VIRGJËRESH? 22/8 - 23/9

Falë influencës mjaft pozitive të Jupiterit, klima në çift dhe në punë do të jetë mjaft e ngrohtë sot. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha do të kenë një stabilizim të situatës.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Keni kohë që ëndërrojnë dashurinë dhe karrierën e madhe. Sot do të takoni dikë që mund t’ju ndihmojë të realizoni njërën nga të dyja. Por në planin financiar do të keni goxha vështirësi.

AKREPI 24/10 - 22/11

Sot do të përballeni me shqetësimet e familjarëve të tu dhe me probleme të mëdha në ambientin profesional. Merrni masat e duhura që mos arrini në fundin e humnerës.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Mundohuni të shijoni një ditë të mirë, të qetë dhe pa krijuar konflikte dhe debate. Nuk do të mund të ndiheni heronj sot sepse nuk do të mund të zgjidhni asgjë.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Nëse keni planifikuar që të shpenzoni para sot, do të bënit mirë që të mos e komplikonit situatën tuaj financiare. Mbyllni disa boshllëqe të tjera më parë.

UJORI 21/1 - 19/2

Sot do të ndiheni shumë tërheqës. Sigurisht që këtë potencial do t’ju duhet ta shfrytëzoni në mënyrë që të përfitoni diçka. Mos shpenzoni shumë.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do të keni mundësi të dilni nga rutina juaj e zakonshme dhe të njihni njerëz të rinj. Në punë do të jeni të hapur dhe të gatshëm të ndihmoni të tjerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat