Sheh detin për herë të parë në moshën 100-vjeçare

Life style

Sheh detin për herë të parë në moshën 100-vjeçare

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 23:42

Ruby Holt i kaluar 100 vitet e saj në shtetin Tenesi, SHBA, duke punuar në një fermë, në një fabrikë kamishash, duke rritur katër fëmijët e saj dhe u kujdesur për shtëpinë e saj. Kjo e kishte penguar atë që të mos e shihte kurrë detin dhe për më tepër të bënte plazh.

Në dhjetor ajo do të festojë ditëlindjen e saj të 100-të dhe për këtë ditë të veçantë fëmijët e saj vendosën të dërgonin disa ditë pushime në një plazh në Gjirin e Meksikës.

"I dëgjoja njerëzit të flisnin për detin dhe se sa i mrekullueshëm ishte. Doja ta shihja atë, por kurr nuk kam pasur mundësi ta bëj”, tha ajo për agjencinë “Associated Press”.

Ajo kishte dëgjuar gjithmonë për oqeanin, por nuk e kishte parë kurrë me sy dhe kurrë nuk kishte bërë një shëtitje mbi rërën e plazhit dhe as që e kishte prekur ndonjëherë ujin e kripur me këmbë.

Ruby ka arritur që t’i bëjë të gjitha këto gjëra në moshën e saj të thyer, falë katër fëmijëve që i kanë organizuar surprizën në një resor të plazhit “Golfo” në Meksikë.

Ajo është shprehur e entuziazmuar pasi ka ndjerë në shputat rërën gudulisëse dhe ujin e ftohtë të detit në lëkurën e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat