Të kesh një motër! – Ja çfarë do të thotë…

Life style

Të kesh një motër! – Ja çfarë do të thotë…

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 17:42

Të kesh vëllezër dhe motra do të thotë që të ndash diçka me dikë që në ditët e para të fëmijërisë, do të thotë të fillosh të duash pa kushte, përderisa pas grindjeve, dashuria triumfon përsëri! Raporti mes dy motrave sidomos kur kanë pak diferencë në moshë, është shumë i veçantë.

Ai karakterizohet nga kontradiktat, përkujdesja, rivaliteti, dashuria, mbështetja dhe xhelozia. Le të zbulojmë së bashku dhjetë situatat që të gjitha vajzat i përjetojnë në rastin kur kanë një motër.

1. Lufta për zënien e banjës

Banja është gjithmonë e zënë, ndërsa ju bëni të pamundurën që të kaloni atje orë të tëra për t’ia marrë “hakun” asaj (motrës). Thërrisni edhe prindërit në rastin kur nuk ia dilni dot për të drejtat tuaja.

2. Dhuratat për prindërit

Pak përpara festave, Krishtlindjeve, Vitit të Ri, Pashkëve dhe ditëlindjeve, shopping-u së bashku me motrën është një lloj detyre shumë e bukur për t’u bërë dhurata prindërve. Por gjithsesi, në fund, merrni një dhuratë që do të jetë e dobishme edhe për ju!

3. Miqtë e njohin gjithmonë motrën tuaj

Pavarësisht se te vetja nuk dalloni asnjë ngjashmëri, të gjithë miqtë ju thonë se jeni identike: keni të njëjtën buzëqeshje, të njëjtët flokë, të njëjtat mënyra sjellje etj.

4. Dollapi i përbashkët

Kur kërkoni për shembull atë bluzën tuaj të preferuar, por nuk e gjeni, e dini mirë se e ka marrë motra juaj! Keni të njëjtën masë dhe rrobat i shkëmbeni vazhdimisht me njëra-tjetrën.

5. Këshillat e stilit

Motra juaj është gjithnjë e sinqertë në rastin kur një prerje e flokëve ju rri shumë keq, po ashtu edhe kur një fustan ose një kostum ju rri shumë ngushtë. Jeni të sigurta se ajo do t’ju thotë gjithmonë të vërtetën kur të dukeni keq, pavarësisht se vetëbesimi juaj do të ulet deri në minimum. Por, në të njëjtën kohë, ajo ju përgëzon shumë kur keni një pamje vezulluese.

6. Netët pa gjumë

A ju është dashur të duroni telefonata dhe mesazhe pafund në celular, ndërkohë që jeni përpjekur të flinit ndonjë natë? Atëherë do të thotë se keni një motër. Nëse në atë moment e keni quajtur veten si personin më të zemëruar në botë, në mëngjes jeni çuar duke harruar gjithçka ndodhi.

7. Motra si prind

Nëse prindërit tuaj flenë përpara se ju të shkoni në shtëpi pas një feste, do të jetë motra juaj ajo që do t’jua kujtojë çdo pesë minuta kthimin në shtëpi, duke ju dërguar shumë mesazhe.

8. Do t’ju “mbulojë” gjithnjë

Motra juaj ju mbron gjithmonë përballë prindërve, edhe pse ndonjëherë bën rolin e spiunes.

9. Jetesa së bashku

Kur të rriteni do të kujtoni me shumë kënaqësi se keni pasur gjithnjë një person me të cilin keni ndarë fëmijërinë, krevatin, veshjet dhe lodrat tuaja. Dhe ky person do të jetë padyshim motra juaj e dashur.

10. Dashuria dhe urrejtja

Cila është ajo vajzë që nuk është grindur me motrën e saj deri për “vdekje”? Por dihet, është një raport aq i thellë, saqë harrohen të gjitha fjalët e këqija në pak kohë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat