Sheh nusen për herë të parë, arabi divorcohet ditën e martesës

Life style

Sheh nusen për herë të parë, arabi divorcohet ditën e martesës

Më: 18 nëntor 2014 Në ora: 15:51

Tradita e donte që çifti të shihej për herë të parë në ditën e martesës, por ndonjëherë shijet dhe dëshirat janë më të forta se imponimet kulturore.

Një dhëndër arab nga Medina e pa për herë të parë nusen në ditën e martesës së tyre dhe në vend të gëzimit dhëndri i ka habitur të gjithë kur në momentin që i ka hequr vellon nuses i ka thënë asaj “Ti nuk je vajza që unë kam ëndërruar. Më vjen keq, por unë ju divorcoj”.

Situata e pakëndshme ka ndodhur në momentin që çifti do të regjistronte në foto ato që presupozohen momentet më të bukura të jetës.

Pasi i ka ngritur vellon dhëndri është ngritur në këmbë dhe menjëherë ka bërë deklaratën e papritur.
Britanikja “The Mirror”shkruan se nusja është shembur në tokë në gjendje kritike. Të pranishmit janë përpjekur t’i ndryshojnë mendjen dhëndrit, por më kot pasi gjithçka është mbyllur me largimin e tij.

Në traditën vendase, njerëzit martohen me ndërmjetësinë e të tjerëve, edhe nëse nuk e ke parë asnjëherë personin me të cilin do të ndash jetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat