Festa e Halloween

Life style

Festa e Halloween

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 00:07

31 Tetori njihet në mbarë botën si festa e Halloweenit, ose si nata e maskimeve. Halloweeni, ndryshe nga festat e tjera, ka traditën e saj unisone për të gjithë ata, që e përqafojnë anekënd globit.

Në thelb të Halloweenit qëndron rikujtimi i shpirtrave dhe martirëve, ndaj maskimi i frikshëm është i duhuri për 31 Tetorin. Kostumi tradicional njihet ai i shtrigave dhe simbol është kungulli, i cili është përzgjedhur për shkak se mund të gdhendet e ndriçohet në forma nga më të ndryshmet.

Më pas “Trick or Treat”, përkthyer si “Hileja ose shërbimi”, është rituali ku grupe njerëzish shkojnë derë më derë për të mbledhur ëmbëlsira në shportat e tyre dhe familjarët, të cilët hapin dyert, duhet t’u shërbejnë, ose në të kundërt do të bien prè e ndonjë rengu të vogël të përgatitur.

Ëmbëlsira tradicionale e Halloweenit është molla e karamelizuar, por komercializimi i festës ndër shekuj e ka zëvendësuar atë edhe me çokollata ose karamele të thjeshta.

Ndërsa, përsa i përket trukeve të njohura si “Tricks”, zhvillimi i tyre është i hershëm dhe thuhet se e kanë origjinën nga Shqipëria e vitit 1928. Prestigjiozja “Huffington Post” shkruan se u deshën rreth 50 vjet, që Shtetet e Bashkuara ta përvetësonin hilenë si traditë për Halloweenin.

Shpesh kjo festë keqkuptohet dhe nuk respektohet në mënyrën e duhur. Amerikanët i mëshojnë idesë se ajo është një traditë dhe nuk duhet abuzuar, aq më tepër me kostumet “provokuese”. Veshjet jo domosdoshmërisht janë seksi - shprehen ata - sepse Halloweeni të lejon një duzinë opsionesh të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat