Seks i zjarrtë për net të ftohta

Life style

Seks i zjarrtë për net të ftohta

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 20:43

Mposhteni atmosferën e zymtë, të cilën e sjell moti i ftohtë, me orgazma të zjarrta, që do t’ju ngrohin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni si të ishit në pushime verore në ndonjë ishull tropikal!
Seksologët këshillojnë që gjatë ditëve të ftohta burim i ngrohtësisë është energjia seksuale.
1. Le të jetë këndshëm
Lubrifikantët me shije të këndshme janë shumë argëtues, posaçërisht ata të cilët kanë efektin e ngrohjes!

2. Masazhi i zjarrtë
Nuk ka edhe aq rëndësi teknika, sa fakti që e fërkoni njëri-tjetrin, me rëndësi është që të ndiheni mirë, që të jeni të ngrohtë - pra totalisht seksi!

3. Edhe dyllë të ngrohtë
Kur dylli i ngrohtë bie në kontakt me lëkurën, do t’ju përshkojnë mornica të ëmbla.

4. Banja seksuale
Bëni një banjë me vajra eterike dhe me plot shkumë sapuni. Vendosuni pas partnerit dhe butësisht bëni masazh në kokë.

5. Seks oral nën dush
Lëreni që uji i ngrohtë të rrëshqasë nëpër lëkurën tuaj, lajeni nga koka deri te thembrat, pastaj ofroni kënaqësi orale. Pastaj radha është juaja.

6. Lagësht dhe rrëshqitshëm
Problemi gjatë bërjes dashuri nën dush është sepse uji thith lagështinë tuaj natyrore, andaj mirë është në situata të këtilla të përdorni lubrifikant me bazë silikoni.

7. Trajnim seksi
Në pozën “femra sipër”, në vend që të mbështeteni në gjunjë si zakonisht, vendosni shputat nga të dy anët e ijëve të tij dhe pastaj lëvizni lart-poshtë. Do të kënaqeni me kofshët dhe prapanicën tuaj të tendosur!

8. Rrini të veshur
Fërkimi i dantellave të brekëve tuaja për klitorisi ofron ndjenjë të veçantë, por edhe do t’ju pëlqejë edhe dora e tij në sisët tuaja nën kanotiere – e gjitha do t’ju duket sikur diçka që duhet ta bënë me shpejtësi dhe që ju është e ndaluar, gjë që shton afshin dhe kënaqësinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat