Horoskopi, 30 Tetor 2014

Life style

Horoskopi, 30 Tetor 2014

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 08:12

DASHI 21/3 - 20/4

Do të përjetoni dhe transmetoni shumë emocione sot. Kujdes me fjalët sepse ato mund të lëndojnë dikë që në të vërtetë nuk do të donit ta lëndonit.

DEMI 21/4 - 21/5

Bëni shumë kujdes që të mos shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot. Duhet bërë durim dhe pak më shumë angazhim.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Në disa situata do të jetë e vështirë të dialogosh e të bësh marrëveshje me ju. Kini besim në vetvete dhe shfaquni të fortë përballë kundërshtarëve.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Mos jepni asnjë premtim nëse nuk do të mund ta mbani. kini kujdes me mënyrën se si do të prezantoheni sot, sepse sjellja juaj mund të ndikojë në të ardhmen.

LUANI 23/7 - 21/8

Ka mundësi që partneri të vërë në provë aspektin e aftësisë suaj për të mbrojtur ndjeshmërinë në çift. Mos shpenzoni shumë.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Dita e sotme do të jetë harmonike për të dashuruarit. Por mos merrni vendime të shpejta sepse do të ishte mirë që t’i hidhnit hapat një e nga një.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Duhet të tregoheni më të hapur ndaj të rejave dhe mundësive që do t’ju paraqiten sot. Është një nga ato ditët kur ia vlen të tentoni.

AKREPI 24/10 - 22/11

Sot do të tundoheni dhe do të veproni pa menduar gjatë për ato që i duhen gjendjes suaj ekonomike. Tregohuni shumë të matur dhe largpamës.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Mundohuni që të mos jeni shumë impulsiv sot. Do të nxeheni shumë shpejt dhe në ndonjë situatë do të ishte mirë të bëni një hap prapa për t’u qetësuar.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Mos hezitoni për marrë përsipër projekte që mund t’i realizoni. Bëhuni trima dhe të guximshëm në të gjitha situatat.

UJORI 21/1 - 19/2

Mos bëni asnjë hap pa reflektuar mirë, mos thoni asnjë fjalë pa u menduar mirë, por gjithësesi veproni shpejt dhe shfrytëzoni momentin.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Sot do të jeni në kërkim të më së mirës. Instinktet tuaja luftarake mund të punojnë jashtë orarit dhe me energji të madhe. Mos mendoni për kundërshtarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat