5 këshilla si të joshni një mashkull

Life style

5 këshilla si të joshni një mashkull

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 18:49

Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të joshur një mashkull, por shpesh bukura fizike nuk mjafton. Bashkëngjitur sjellim pesë këshilla se si të bëni për vete një mashkull pa dështuar.

Përdorni simpatinë dhe sharmin- Rregulli i parë për të joshur një mashkull është të dini si të flirtoni. Qartësohuni se çfarë iu intereson te një mashkulli dhe nisni ta joshni në mënyrë natyrale. Simpatia dhe eleganca janë cilësi që pëlqehen nga mashkulli, ndaj buzëqeshni me finesë, duke e tunduar me shikim.

Josheni por vetëpërmbahuni- Nuk ka diskutim që një mashkull i joshur dëshiron që t’iu puthë, por në këtë pikë tregoni vetëpërmbajtje. Të jeni të sigurta se taktika lësho dhe tërhiq do e bëjë mashkullin që iu intereson që t’iu rendë mbas. Gjithsesi një bisedë interesante është shumë e rëndësishme për ta tërhequr edhe më shumë.

Jini të sigurta për trupin tuaj dhe mos u përfshini nga komplekset- Është e kotë të silleni rrotull, pjesa më e madhe e joshjes së një mashkulli qëndron tek trupi. Mësoni të përdorni më së miri pikat tuaja të forta dhe të fshihni me zgjuarsi pikat tuaja të dobëta. Nuk është e thënë të fiksoheni pas pjesës së barkut e cila mund të mos jetë perfekte, guxoni pak më shumë me dekoltenë tuaj.

Për të joshur një mashkull nuk ekzistojnë hile çudibërëse- Shumë persona të cilët rrezikojnë të ndjekin hile çudibërëse, rrezikojnë që të humbin veten e tyre, duke u transformuar. Nëse të qenit vetvetja nuk funksionon me një person, pa dyshim që ai nuk bën për ju. Nëse gjërat nuk ecin, thjesht karakteret tuaja nuk përputhen.

Tërheqja nuk mund të shkaktohet me zor- Mjafton vetëm një shikim pa shumë fuqi magjike, për të kuptuar tërheqjen tuaj. Shpesh mjafton fare pak për të ndezur tërheqjen kimike mes jush, por nëse nuk ndodh atëherë ajo nuk mund të kërkohet e sforcuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat