Si ta largoni lodhjen në zyrë

Life style

Si ta largoni lodhjen në zyrë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:49

Ekzistojnë metoda të ndryshme që ju ndihmojnë ta hiqni stresin dhe lodhjen në punë. Ja një këshillë që duhet ta merrni parasysh.

Të dëgjosh instinktin, do të thotë të merresh me zbulimin e nevojave më të thella. Edhe në zyrë. Kështu mund të zbulojmë që në harkun e një dite ekziston një pikë e energjisë maksimale. Ka nga ata njerëz që ndihen në maksimumin e formës që herët në mëngjes, të tjerë akoma në orët e vona të pasdites, dikush tjetër natën. Duke zbuluar pikërisht këtë pikë kur energjia jonë është në maksimum, mund të programojmë që punët më të koklavitura, takimet më të rëndësishme, provat apo sfidat t’i bëjmë pikërisht në këtë kohë.

Dhe një tjetër sekret: Nëse në një farë pike, ndërsa je i përqendruar në punë, fillon të ndjesh mërzi, është e nevojshme ta ndërpresësh për disa minuta, të marrësh frymë dhe ta largosh vëmendjen drejt diçka tjetër. Ndoshta edhe tek muri përballë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat