Ja çfarë nuk harrojnë femrat, përveç puthjes së parë

Life style

Ja çfarë nuk harrojnë femrat, përveç puthjes së parë

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:29

Thonë që puthja e parë nuk harrohet kurrë, por imagjinoni se sa mund të harrohet blerja e një palë këpucëve të bukura me taka, për herë të parë. Për një femër, këpucët kanë më shumë rëndësi se puthja e parë e shkëmbyer me një partner dhe kjo nuk është gjë e pakët, raporton Yahoo Beauty. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar në Britaninë e Madhe, ku 92% e femrave e mbante mend shumë mirë herën e parë që kishin blerë një palë këpucë me paratë e tyre. Në bazë të sondazhit, kujtesa e tyre nuk ishte aq e mirë, sa i takon puthjes së parë. Raportohet se rreth 63% e femrave të pyetura nuk iu kujtohej se me kë dhe ku e kishin dhënë puthjen e tyre të parë. Edhe ato që e mbanin mend disi, kishin probleme me përcaktimin e personit si dhe të vendit. Jo vetëm kaq, por 15% të femrave iu vinte keq dhe ishin penduar se ishin ndarë nga i dashuri, ndërsa 96% të tyre ende kishin brenga dhe shprehnin pendim se kishin hedhur në plehra një palë këpucë. Sipas specialistëve, ky fakt shpjegohet dhe lidhet me arsyen se një pjesë e madhe e femrave blejnë këpucë me taka apo këpucë tejet të bukura, pasi iu duhet ti veshin ato për një rast të veçantë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat