Horoskopi, 23 Tetor 2014

Life style

Horoskopi, 23 Tetor 2014

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:32

DASHI 21/3 - 20/4

Në planin financiar do të kryeni transaksione dhe investime mjaft të rëndësishme. Më në fund! Beqarët, më shumë se kurrë do të dëshirojnë të qëndrojnë vetëm.

DEMI 21/4 - 21/5

Luftoni me shpirt për të marrë atë që dëshironi. Nëse ende jeni beqarë sot do të takoni persona me të cilët ia vlen të krijoni një lidhje. Financat duan një menaxhim më të mirë.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Bashkëpunimi në punë dhe në çift do të jetë mjaft i fortë. Sot do të flisni pa dorashka për gjithçka. Në çdo moment do të ndiheni mirë dhe të lumtur.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Kjo do të jetë jo vetëm një ditë e bukur, por e mbushur me momente të lumtura. Do të ndiheni më së miri që keni dikë që ju ngjall pasion.

LUANI 23/7 - 21/8

Mos ia dhuroni askujt kënaqësinë e të fituarit pa bërë përpjekje maksimale. Në planin financiar duhet të bëni pak më shumë ekonomi që t’ia dilni mbanë.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Dielli do ta ndriçojë dhe do ta ngrohë gjatë gjithë kohës jetën tuaj sot. Do të flisni me qetësisht me partnerin dhe kolegët tuaj. Komunikimi i mirë është çelësi i suksesit.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Kujdesuni për anën tuaj materiale. Lutuni që të mos keni as tronditjen me te vogël. Dot ë jetë shumë e vështirë ta kaloni muajin pa borxhe.

AKREPI 24/10 - 22/11

Sot do të keni fatin të takoni persona mjaft inteligjentë. Sigurohuni që të mbani kontakte të vazhdueshme. Për financat yjet do të ndikojnë pozitivisht, por edhe ju tregoni kujdes.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Nëse sot do t’i shprehnit më tepër ndjenjat dhe mendimet tuaja, do të mundeshit të siguronit edhe ca ndihmë. Financat tuaja nuk janë në gjendje të mirë, ndaj mos shpenzoni.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Sot do të përfitoni mjaftueshëm duke mos pasur shumë teka. Mundësitë që do t’ju jepen sot, mundohuni të mos i lini pa i shfrytëzuar.

UJORI 21/1 - 19/2

Në planin financiar do t’ju duhet të mos e lëshoni veten ndaj vështirësive që do t’ju dalin para. Bëni çmos që të ruani ekuilibrin edhe në ambientin ku punoni.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Sot nuk duhet të lini pas dore të gjithë ata që qëndrojnë në pranë jush. Dikush tjetër mund të tentojë që t’i tërheqë miqtë tuaj pas vetes për t’i manipuluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat