Shtiret sikur është në koma për 2 vite me radhë

Life style

Shtiret sikur është në koma për 2 vite me radhë

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 00:50

Mashtroi për dy vite me radhë grupin e mjekëve kur u hoq sikur ishte në koma për t’iu shmangur dënimit për mashtrimin e fqinjit të tij në vlerën e 50 mijë eurove.

47-vjeçari britanik, Alan Knight dy vite më parë me bashkëpunimin e bashkëshortes së tij vendosi në jetë planin e tij për t’iu shmangur dënimit që mund të pasonte denoncimi i fqinjit që e akuzonte se e kishte mashtruar duke i marrë shumën e konsiderueshme të parave.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai u ankohej mjekëve se nuk ndjente trupin e tij nga qafa poshtë. Mjekët nisën analizat, por asnjëherë nuk mundën të gjejnë kurën e duhur për 47-vjeçarin...për faktin e thjeshtë se ai nuk kishte qenë asnjëherë i sëmurë.

I gjithë zbulimi tronditës ndodhi kur një infermiere e gjeti në dhomën e spitalit krejt rastësisht duke ngrënë, madje edhe duke shkruajtur, ndërsa pas nisjes së hetimeve u mësua se gjatë këtyre dy viteve 47-vjeçari edhe kishte lëvizur jashtë dhomës së spitalit për të shkuar në supermarkete ku është filmuar duke shtyrë një karrocë të mbushur plot me ushqime.

Mashtruesi pritet të përballet me drejtësinë muajin e ardhshëm, tashmë me akuza të rënduara, ndërkohë që nuk mungon as padia për bashkëshorten e tij si bashkëpunëtore në “skemën 2-vjeçare të mashtrimit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat