Horoskopi, 22 Tetor 2014

Life style

Horoskopi, 22 Tetor 2014

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:47

DASHI 21/3 - 20/4

Sot do të keni mundësi të bëni një pushim të vogël dhe të shkarkoni të gjithë stresin që keni akumuluar kohët e fundit.

DEMI 21/4 - 21/5

Do të donit të ishit të pavarur dhe të bëni çfarë të doni. Në ambientin e punës do të kaloni një fazë shumë të mirë, në qetësi të plotë.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Në këtë ditë ju do t’i dedikoheni vetëm gjërave që pëlqeni më shumë dhe pushimit. Në jetën personale do të zgjidhni një çështje.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Do të jetoni momente të këndshme me njerëzit që doni më shumë. Në fushën sentimentale parashikohet një fazë shumë e mirë.

LUANI 23/7 - 21/8

Yjet ju sugjerojnë që të mos ankoheni për personat që sapo keni njohur sepse mund të krijoni një ide të gabuar për ta.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Arsyet e shqetësimeve tuaja do të largohen dhe do të keni një fundjavë pa mendime negative. Në dashuri do te jeni dinamikë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Do të keni dëshirë që të bëni një udhëtim të shkurtër për të pushuar, por bëni kujdes me personat që do të ftoni.

AKREPI 24/10 - 22/11

Yjet ju këshillojnë që të impenjoheni pak më shumë për të mësuar gjëra të reja sepse rrezikoni të ngeleni mbrapa kolegëve tuaj.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Kjo javë do të jetë në favorin tuaj dhe nuk duhet të sforcoheni për të shkuar mirë me këdo që ju rrethon. Duhet të jeni të qetë në marrjen e vendimeve.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do të hakmerreni kundrejt një personi që ju ka prishur punë. Në dashuri do të duhet të dëgjoni ankesat e partnerit.

UJORI 21/1 - 19/2

Një ambient i gëzueshëm familjar do ta bëjë këtë ditë të këndshme dhe harmonike. Në jetën personale fati do të jetë me ju.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Në sferën private, yjet sugjerojnë që ju të mos e ekzagjeroni me tonet e larta dhe të refuzoni provokimet. Në dashuri arritja e qëllimeve tuaja është afër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat