Ngeci në oxhakun e shtëpisë së ish të dashurit (Foto)

Life style

Ngeci në oxhakun e shtëpisë së ish të dashurit (Foto)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:46

E fiksuar pas një mashkulli, të cilin e kishte njoftuar në internet, një femër ka provuar të hyjë në shtëpinë e tij përmes oxhakut.

Genoveva Nunez-Figueroa ka qenë në lidhje me burrin e njohur vetëm si Lawrence, ndërsa pasi janë ndarë ajo ka tentuar disa herë të hyjë në shtëpinë e tij.

Kësaj radhe 28-vjeçarja ka ngecur në oxhak, saqë është dashur ta nxjerrin zjarrfikësit, pasi nuk mund të lëvizte, raporton CBS LA.

E mbuluar me blozë, Nunez-Figueroa është arrestuar nga policia dhe është dërguar në burgun e grave në Kaliforni.

Mbi të rrëndojnë akuzat për hyrje të palejuar në pronë të huaj dhe prishje të rendit dhe qetësisë.

Ndryshe, familja e gruas ka ofruar dëmshpërblim për pronarin, të cilit u desh t’ia prishnin oxhakun për të nxjerrë atë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat