Si të reagoni ndaj tradhtisë?

Life style

Si të reagoni ndaj tradhtisë?

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 08:30

Nëse keni qenë të tradhtuar dhe keni vendosur që të falni, bëhuni gati për atë, pasi që do t’ju nevojitet shumë vetëbesim dhe dëshirë që ta shpëtoni marrëdhënien tuaj. Edhe pse kjo është një bisedë e vështirë, nga partneri duhet ta mësoni pse u ka tradhtuar, që të mund ta falni. Arsyeja do t’ju zbulojë atë që do të duhet ta ndërronit në lidhjen tuaj.

Ndoshta ka filluar ta largojë pamja juaj e lënë pa dore, ndoshta është ndjerë i/e vetmuar apo i/e pakuptueshme. Dikujt i mungon seksi, ndërsa të tjerët gjatë tradhtisë seriozisht dashurohen. Nëse është rasti i dytë në pyetje, duhet të mendoni se a ju shpaguhet që ta shpëtoni lidhjen tuaj.

Nëse edhe partneri juaj është dashuruar në dikë tjetër, mundeni partnerit t’i falni dhe t’i falënderoheni se e keni mësuar të vërtetën. Por, vlerësoni a mund ta përballoni arsyen e tradhtisë dhe ekziston dëshira që të dy ta shpëtoni lidhjen. Shpresa mbetet vetëm në rast të pendimit të sinqertë të partnerit për shkak të tradhtisë.

Nëse keni vendosur ta falni, duhet të jeni të vetëdijshëm që kjo rrugë nuk do të jetë e vështirë vetëm për ju, por edhe për partnerin tuaj. Mos e rëndoni situatën dhe pastaj ta kafshoni gjuhën. Tradhtinë nuk guxoni ta përmendni non-stop. Me këtë sjellje do ta gjykoni partnerin, duke u munduar t’ia rikujtoni fajin e bërë, por edhe veten, në mënyrë konstante do të risillni në kujtesë ndjenjat e dhimbshme që i keni kaluar.

Përveç kësaj, përmendja e pandërprerë e tradhtisë mund të sjell deri te ndikimi i padëshiruar. Partneri mund të hidhërohet shumë dhe do të pendohet që ka qenë i sinqertë, dhe për shkak të sjelljes suaj do të vjen në përfundim se më mençur do të ishte të gënjente. Përpiquni t’i mbizotëroni ndjenjat negative dhe ta kuptoni se për tradhtinë jeni fajtor të dy dhe për këtë as ju e as partneri juaj nuk jeni persona të këqij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat