Kafja ul performancën e meshkujve

Life style

Kafja ul performancën e meshkujve

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 00:10

Sasia e madhe e alkoolit mund të ndikojë në performancën e meshkujve në shtrat, por një krikëll ose një gotë me verë, në fakt, mund ta përmirësojë fertilitetin dhe funksionet seksuale, sipas një studimi të ri, raporton “The Independent”.

Nga ana tjetër, kërkimi gjeti se pirja e kafes dhe pjeve të tjera me kafeinë i bën meshkujt më pak “aktivë” me partneret e tyre. Ndërsa një tjetër studim tregoi se konsumimi i mishit rrit volumin e qelizave spermatozoide, krahasuar me konsumimin e një diete vegjetariane.

Kërkimi i prezantuar në takimin e 70-të vjetor të Shoqatës Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese në Honolulu në Havai, tregoi ndikimin e faktorëve të stilit të jetesës në aftësinë riprodhuese të meshkujve. Mosha mesatare e meshkujve ishte 35 vjeç. Thuajse 73% e tyre konsumonin shumë alkool, ndërsa vetëm 16% ishin duhanpirës.

Rezultatet treguan se akoolistët raportonin kishin funksionim më të mirë seksual sesa totali, ndërsa ata që nuk e pinin alkoolin kishin defekte në ereksionet e tyre dhe aftësinë për të përfunduar aktin. Ndërsa 8.4% e duhanpirësve kishin disfunksione serioze në ereksion dhe ishin më të pakënaqur me seksin krahasuar me joduhanpirësit.

Ndërsa të dhënat lidhur me konsumimin e kafienës treguan se ata që merrnin më tepër se 265 miligramë në ditë kishin dy herë më pak mundësi për të bërë fëmijë (klinikisht) sesa ata që konsumonin më pak se 88 miligramë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat