Miss “Nazistet 2014”, ja cilat janë modelet e dashuruara me Hitlerin (Foto)

Life style

Miss “Nazistet 2014”, ja cilat janë modelet e dashuruara me Hitlerin (Foto)

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 15:46

Mes konkurseve të shumta të bukurisë femërore e mashkullore, është krijuar edhe një i ri, i cili është hapur në Rusi dhe në Ukrainë, në rrjetin social “VKontakte” (rrjeti social homolog i “Facebook” në Rusi”. Konkursi i ri quhet “Miss Ostland 2014”, emër i cili është vënë nga “Reichskommissariat Ostland”, emri i cili iu dha në vitin 1941 vendeve të pushtuara nga gjermanët në vendet balltike, Biellorusi dhe pjesërisht në Ukrainë e Rusi, ku u vranë më shumë se një milionë hebrenj. Për të marrë pjesë në konkurs nuk mjaftojnë këmbët kilometrike dhe një buzëqeshje e bukur apo e ngërdheshur. Konkurrentet duhet të plotësojnë edhe 8 kritere të tjera: të jenë femra, të jenë naziste, të urresh hebrenjtë, të jesh anëtare në faqen “Adolf Hitler” në rrjetin “VKontakt”, të kesh publikuar selfie naziste seksi, të kesh marrë dhe dhënë pëlqime në fotot e të tjerre me përmbajtje naziste si dhe të mos kesh fyer të tjerët për fotot e tyre në rrjetin social.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat