Seksi i shpejtë, ku mund ta bëni?

Life style

Seksi i shpejtë, ku mund ta bëni?

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 00:16

Në qoftë se jeni diskret, seksi i shpejtë mund të jetë shumë më argëtues se sa e keni paramenduar. Janë të shumta vendet ku do të mund të bënit seks spontant për të thyer monotoninë, për të rindezur epshin apo për t’u argëtuar me partneren. Ja disa nga to:
Lifti
Ndaleni liftin në mes katesh. Sigurohuni që me këtë rast të mos lëshohet alarmi. Pasi të keni përfunduar me lojën, lirojeni liftin por mos zbritni në katin e destinacionit tuaj, por në një kat tjetër.
Kinemaja
Sallat e filmit janë vende ideale për seks të shpejtë. Janë të errëta, vështirë se dikush mund t’ju dëgjojë dhe pothuajse gjithmonë ka ulëse të lira. Nëse salla është gjysëm e mbushur, vendosuni në këndin më të errët. Kur të bleni biletat, merrini ulëset e dashurisë, për mos t’ju penguar mbështetësja për duar. Këto ulëse janë ideale për seks oral, por nëse në sallë ka pak njerëz, mund të provoni edhe gjëra tjera.
Shkallët
Gjenei një kënd të errët ku do të mund të dëgjoni nëse vjen kush. Problemi është që në shkallë ka gjithmonë qetësi, kështu që ju duhet të keni kujdes të mos bëni zhurmë, në qoftë se dëshironi të mos ju kapin . Shikoni nëse banesa ka bodrum të hapur, sepse edhe ato hapësira janë të mira për seks të shpejtë.
Automobili
Gjeni një vend ku askush nuk ju sheh as nuk ju dënon për prishje të rendit publik. Edhe pse nuk është vendi më origjinal për seks, në qoftë se keni hyrë në rutinën e seksit në dhomë të fjetjes, pak freski do t’ju bënte mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat