“Çmendet” 56-vjeçarja, hidhet me makinë nga ura e lëvizshme (Video)

Life style

“Çmendet” 56-vjeçarja, hidhet me makinë nga ura e lëvizshme (Video)

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 16:05

Jetë është e shtrenjtë, por jo ndoshta për këtë grua aventuriere nga Kroacia.

Teksa një urë e lëvizshme ngrihej për të bllokuar kalimin, një 56-vjeçare zgjodhi t’i japë gaz makinës së saj “Peugeot” dhe të hidhet në anën tjetër të lumit.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin e vogël kroat Tisno.

Në një video të publikuar së fundi nga mediat lokale duket qartë që makina bie nga një lartësi prej 2.5 metrash dhe çuditërisht makina vazhdon rrugën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

56-vjeçarja ia ka hedhur paq duke mos pësuar asgjë, ndonëse tronditja ka qenë e madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat