Horoskopi, 1 Tetor 2014

Life style

Horoskopi, 1 Tetor 2014

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 08:57

DASHI 21/3 – 20/4

Marrëdhënia juaj në çift do evoluojë si duhet gjatë kësaj dite. Venusi do jetë planeti që do ju mbështesë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ecni në rrugën e drejtë.

DEMI 21/4 - 21/5

Do jeni shumë provokues sot me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë debate në ndonjë moment. Kujdes sepse jo gjithmonë partneri do jetë në humor për t’iu duruar.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Ata që janë tashmë në një lidhje do bëjnë çmos sot ta përforcojnë edhe me tepër atë dhe do fillojnë ta mendojnë më seriozisht të ardhmen së bashku. Beqarët nga ana tjetër duhet të njohin persona të rinj.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Pritet një furtunë e madhe sot në jetën tuaj në çift. Do keni shumë debate dhe mosmarrëveshje dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Më mirë largohuni për pak kohë nga njëri-tjetri sa të qetësohet situata.

LUANI 23/7 - 21/8

Kujdes me mënyrën si do silleni sot me partnerin sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Tregohuni të arsyeshëm dhe mos e fajësoni gjithmonë atë që keni në krah.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë t’i shprehni ndjenjat në çift dhe atmosfera do bëhet më e ngrohtë. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje të shumta, do jenë disi më të qetë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Ka shume gjasa që sot të mendoni për një ndarje, ju që jeni në çift. Ka kohë që partneri po iu qëndron larg dhe nuk po merrni ngrohtësinë e kërkuar.

AKREPI 24/10 - 22/11

Nuk do kuptoheni aspak mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe priten debate të forta me të. Mos kërkoni as të dalë e juaja dhe as të hidhni poshtë çdo mendim të tij, por gjeni rrugën e mesme.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Do mbylleni në vetvete sot dhe nuk do ja tregoni as partnerit tuaj brengat dhe vuajtjet shpirtërore. Megjithatë ai që keni në krah do bëjë çmos që t’ua ndryshojë gjendjen.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Lidhja në çift do fillojë të forcohet edhe me tepër gjatë kësaj dite. Nuk do keni më konflikte të ashpra dhe për çdo hatërmbetje do flisni menjëherë.

UJORI 21/1 - 19/2

Rutina e jetës suaj në çift do ju duket edhe më e rëndë gjatë kësaj dite. Flisni hapur me partnerin dhe mundohuni të gjeni zgjidhjen më të mirë për të dy.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do e ngrini në piedestal partnerin tuaj gjatë kësaj dite, pa e ditur se ai në fakt ka kohë që ia ka hedhur sytë dikujt tjetër. Tregohuni më dinakë dhe gjeni mënyrën për ta kontrolluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat