Shkencëtarët zbulojnë zonat më të ndjeshme në trupin e femrave

Life style

Shkencëtarët zbulojnë zonat më të ndjeshme në trupin e femrave

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 00:09

Kërkuesit kanë arritur më në fund t’i përgjigjen pyetjes se çfarë e “ndez” një femër. Një studim i ri ka analizuar efektet e prekjes së lehtë, asaj më të fortë dhe dridhjes në trupin femëror për të zbuluar ekzaktësisht ku janë zonat më të ndjeshme.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se për prekje të lehta, qafa ishte zona më e ndjeshme, për prekje më të fortë dy zonat kryesore ishin thithat dhe klitori, ky i fundit ishte gjithashtu zona më e ndjeshme për dridhje.

Përfundimet japin një ide të qartë sesi femrat ndizen seksualisht. Grupi i kërkuesve tha se puna e tyre mund të ndihmojë në fushën e operacioneve plastike për rindërtimin e gjoksit apo në ndërrimin e gjinisë.

Hulumtuesit kanadezë nga Universiteti i Kebekut në Montreal analizuan tridhjetë femra të shëndetshme nga mosha 18 deri në 35 vjeçe.

Shkencëtarët u kërkuan pjesëmarrëseve në studim të shtriheshin dhe të mbuloheshin me çarçaf, ndërkohë që ishin plotësisht të zhveshura. Ato u pajisën me syze që nuk i lejonin të shikonin gjatë kohës që kryhej testi. Më pas kërkuesit përdorën instrumente shkencore për të aplikuar forma të ndryshme të prekjes. Ata e kryen çdo stimulim për 1.5 sekonda dhe pas pesë sekondash e pyetën gruan se çfarë kishin ndier.

Ky është i pari studim i këtij lloji. Ai u përqendrua veçanërisht te femrat në moshë të re, duke qenë se ato janë më aktive seksualisht.

Pak studime kanë eksploruar aftësinë ndjesore në zonat e trupit femëror, por të dhënat e marra nga ky studim do të shërbejnë si kushte standarde klinike për operacionet gjenitale, të gjoksit dhe të plakjes.

Në përfundim u zbulua se nivelet e ndjeshmërisë varionin shumë në varësi të shtypjes që përdorej. Të dhënat treguan rezultate të ndryshme për modalitete dhe zona të ndryshme të trupit.

Si e zbuluan?

Shkencëtarët u kërkuan femrave që të zhvisheshin dhe të shtriheshin në një tavolinë mjekësore të mbuluara me një çarçaf. Më pas ata përdorën stimulime për 1.5 sekonda dhe pasi pritën pesë sekonda i pyetën pjesëmarrëset në studim se çfarë ndjesie u shkaktonte.

Shkencëtarët gjithashtu analizuan vëllimin e gjoksit, treguesin e masës trupore, kontraceptivët hormonalë, ciklin menstrual dhe orientimin seksual, dhe u shprehën se këto nuk ndikonin në përfundimet që dolën.

Gjenitalet ishin zona më e ndjeshme për prekje që ushtron presion dhe për dridhje, krahasuar me prekjen e lehtë, të cilës deri më tani i ishte dhënë një rol interesant në aktivitetin seksual.

Pjekuria seksuale dhe vëthët në trup mund të kenë një lloj ndikimi, sipas shkencëtarëve. Ata zbuluan gjithashtu se pjesë të ndryshme të trupit nuk u përgjigjen njëlloj testeve të ndryshme dhe se stimulimi seksual rrit kufirin ndijor dhe ata dyshojnë se operacionet plastike mund të ndryshojnë ndjeshmërinë e lëkurës.

Skuadra e kërkuesve mendon se duhen më shumë kërkime në këtë fushë, për të ndihmuar me problemet seksuale të femrave, edhe pse ata pranojnë se studimi kishte disa mangësi. Këto zbulime u japin deri diku të drejtë atyre që ankohen për probleme pas operacioneve plastike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat