Chanel prezanton koleksionin në rrugë në formë proteste

Life style

Chanel prezanton koleksionin në rrugë në formë proteste

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:56

Brandi prestigjoz i veshjeve Channel ka prezantuar koleksionin e tij Pranverë/Verë 2015 dhe Karl Lagerfeld është kujdesur që show i tij të mbahet mend gjatë. Karl e ka organizuar shfaqjen e koleksionit të tij në formën e një proteste gjatë javës së modës në Paris. Me Cara Delevingnen në krye të modeleve, e cila ka përcjellë mesazhe me megafon për ndërgjegjësimin e të drejtave të gruas dhe burrit, rëndësinë e modes, ndërsa modelet e tjera kanë mbajtur tabela të mëdha të shkruara dhe ndërgjegjësuese në duar. Në grupin e modeleve të tjera që kanë sfiluar janë Cara Delevingne, Joan Smalls, Kendall Jenner, Georgia May Jagger dhe Gisele Bundchen. Bashkë me to në rrugë ka ecur edhe dizenjuesi Karl Lagerfeld. Modele të tjera që aspirojnë në fushën e modelingut i janë bashkuar fushatës si Edie Campbell, Gigi Hadid and Charlotte Free. Ndërkohë paneli që kanë ndjekur shown live kanë qenë të shumta si Alexa Chung, Laura Bailey, Kriss Jenner, shefja revistës Vogue Anna Wintour, fotografi Mario Testino. Ja disa nga mesazhet që janë përcjellë nëpër tabela, “bëj modë jo luftë”, “Të drejtat e gruas janë më se të duhura”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat