10 arsyet për të frekuentuar plazhet nudo

Life style

10 arsyet për të frekuentuar plazhet nudo

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 08:58

Që prej fillimit të viteve 1900 burra e gra frekuentonin plazhet ashtu siç janë krijuar nga nëna natyrë, pa rroba, pa bikini.

Me kalimin e viteve, me krijimin e bikineve dhe modeleve të ndryshme të tyre, njerëzit filluan të përshateshin në plazhe, madje të krijonin edhe komplekse për trupin e tyre.

Më poshtë po ju listojmë 10 arsyet se pse duhet të frekuentoni plazhet nudo, qoftë edhe për 1 herë të vetme:

Ju do të pranoni ngjyrën e lëkurës tuaj.
Nëse për disa është kompleks, është momenti ta hiqni atë. Në plazhet nudo ju do të shihni qartazi ngjyra të ndryshme të lëkurës tek njerëzit e kjo larmishmëri do t’ju bëjë të largoni komplekset. Ju do të zgjidhni të pranoni se organet tuaja gjenitale nuk janë dhe nuk mund të jenë njësoj me të të tjerëve kështu do filloni t’i pranoni ato në formën dhe madhësinë që keni.

Nuk ka tërheqje seksuale
Shumë mendojnë se në plazhet nudo ju do të tërhiqeni seksualisht nga dikush tjetër më shumë se sa në plazhet “normale”. Nuk ka asnjë ndryshim! Ju do të përshtateni me ambjentin e do të tërhiqeni nga seksi tjetër njësoj sikur të ishit me bikini.

Ju do të thyeni një tabu
Nesë vendosni të shkoni të paktën për një herë në plazhet nudo do të kuptoni që nuk ka asgjë të vështirë. Madje do të thyheni një tabu që ju ekziston prej kohësh.

Do të merrni më shumë vitamin D
Edhe pse vitamina D nuk mungon gjatë kohës që ju merrni rreze dielli, në plazhet nudo ju do të keni mundësinë ta fitoni atë në çdo pjesë të trupit tuaj. Bëni kujdes nga oraret në të cilat merrni rreze dielli.

Do ta bëheni më pranues dhe mendje hapur
Nesë frekuentoni plazhet nudo mos u çudisni nëse gjërat në të ardhmen do i shihni më me mendje të hapur.

Ju do të shihni pafundësi moshash
Në plazhet nudo do shihni këdo, prandaj s’keni pse trembeni. Do njihni fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër.

A nuk është e bukur?

Do të çliroheni nga gjithçka
Përgjigjuni kësaj pyetje: Nesë shkoni në plazh pse duhet të kujdeseni për aksesorë, bikini, varse, shapka, kur duhet të takoni vetëm diellin?

Do pranoni veten tuaj
Ashtu siç jeni krijuar, ashtu siç janë format tuaja trupore ashtu do të filloni ta dashuroni veten. Në plazhet nudo do e pranoni veten tuaj më shumë sesa mendoni.

Ska më vija të bardha
A nuk është e bezdisur kur shihni veten në pasqyrë me vijat e bardha që ju kanë mbetur nga rrobat e banjos?

10 – Ju jeni lindur i tillë

Po! Pranojeni, ju keni lindur pa rroba, pse doni ta komplikoni jetën edhe kur nuk është nevoja?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat