Zbulojnë se kanë të njëjtën grua, ja çfarë bëjnë! (Foto)

Life style

Zbulojnë se kanë të njëjtën grua, ja çfarë bëjnë! (Foto)

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 22:45

Kjo histori ngjan me një komedi romantike, por në fakt është e vërtetë. Dy burra që pinin së bashku në lokal, u bënë shokë pasi zbuluan se ishin martuar me të njëjtën grua.

Chris Thomas dhe Peter Sherrat të dy 47 vjeç, u takuan gjatë kohës që të dy ishin të martuar me gruan bigamiste Karen Sherrat 45 vjeç. Kjo e fundit tani qëndron jashtë kuadrit të miqësisë, ndërkohë që shoqëria e dy meshkujve është cilësuar nga ata si “e vetmja gjë e mirë që mbeti” nga ajo lidhje.

Gruaja u martua me Sherrat në vitin 2005 por pas një viti u nda nga ai, duke mos bërë divorc zyrtar. Por në vitin 2012 ajo takoi Thomas në një website takimesh online dhe u martuan pas 6-muajsh njohje. Por Sherrat zbuloi se Karen ishte e martuar me Peter, pasi gjeti një kopje të divorcit në laptop.

Kur kjo u zbulua edhe nga Thomas, ky i fundit u nda nga gruaja duke e denoncuar atë. Karen u dënua për bigami me katër muaj burg dhe nuk ka pasur asnjë vizitë nga ish-burrat e saj të cilët tashmë janë miq të ngushtë.

“Ne kemi një ish-grua të përbashkët. Ne kemi pasur një përvojë të përbashkët gjithashtu. Ajo kishte dy burra nën magjinë e saj, dhe miqësia jonë është rezultat i kësaj magjie”, thotë Thomas.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat