Kjo është “biondia” që rrëzoi ministrin

Life style

Kjo është “biondia” që rrëzoi ministrin

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 19:30

Kjo “bionde” ka rrëzuar një ministër.

Në fakt është një foto, që u përdor nga një gazetë për t’i ngritur një kurth një ministri në Britaninë e Madhe.

Gjithçka përfundoi me dorëheqjen e ministrit të Shoqërisë Civile, Brooks Newmark.

Imazhet e “biondes” bukuroshe u përdorën për të ngritur një llogari false në Twitter.

Llogaria quhej “Konservatorja 20- e ca vjeçare”.

Ministri konservator dha dorëheqje pasi i dërgoi “biondes” një foto me pizhama.

“Jam treguar komplet budalla,” tha ministri duke deklaruar dorëheqjen.

Ministri i martuar, baba i pesë fëmijëve, i dërgonte mesazhe gazetarit të Sunday Mirror, i maskuar si biondia seksi.

“Biondia” e provokoi me një foto nudo dhe deputeti pasanik i dërgoi asaj foton me pizhama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat