Ja pse femrat e martuara tradhtojnë

Life style

Ja pse femrat e martuara tradhtojnë

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:02

Përse njerëzit tradhtojnë është pyetje e shpeshtë për të cilën ekzistojnë përgjigje të shumta.

Një hulumtim i portalit për lidhje midis shkelësve të kurorës 'Ashley Madison', ka konstatuar se femrat e martuara vendosin të tradhtojnë sepse në shtëpi nuk marrin seks të mjaftueshëm.

Hulumtimi gjithashtu ka treguar edhe që femrat janë më të prirura për tradhti kur bëhen të ekspozuara tepër shumë me stres dhe ndiejnë presion, andaj me veprime të këtilla kërkojnë diçka të re, ndërkaq mosha kritike për tradhti është para se t’i mbushin 40 vjeç.

Kush tradhton më shumë? Akoma janë meshkujt – 21 për qind e tyre të cilët janë të martuar kanë pranuar që u vardisen femrave të tjera, ndërsa këtë gjë e bëjnë vetëm 15 për qind e femrave të martuara. Është konstatuar gjithashtu që numri femrave të cilat tradhtojnë bashkëshortët në dhjetëvjetëshin e fundit është rritur madje në 40 për qind.

Ja vlen të thuhet edhe kjo që numri i femrave të cilat tradhtojnë bashkëshortët është rritur dhjetë vitet e fundit për 40%.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat