15 minuta pas seksit të rëndësishme si 15 minuta para seksit!

Life style

15 minuta pas seksit të rëndësishme si 15 minuta para seksit!

Më: 24 shtator 2014 Në ora: 00:13

Atë që e bëni pas marrëdhënies intime është njësoj e rëndësishme si edhe ajo që e bëni gjatë seksit.
Shkencëtarët kanë zbuluar sekretin i cili do të bëjë mrekulli për jetën tuaj seksuale.
Ata thonë sesi ajo që ndodh pas seksit për kënaqësinë seksuale dhe për marrëdhënie të lumtur është njësoj e rëndësishme si edhe ajo që ndodhë gjatë marrëdhënies. Vendimtare janë 15 minuta pas marrëdhënies, të cilat do të duhej t’i kaloni në përkëdhelje me partnerin, thonë autorët e hulumtimit të bërë në publikimin e Arhcives of Sexual Behavior, transmeton Ozy.
Hulumtuesit në dy universitete në Toronto kanë studiuar më shumë se 450 persona lidhur me atë se çka bëjnë pas seksit dhe sa janë të kënaqur.
Sa më gjatë që kanë kaluar të përqafuar pas marrëdhënies kanë përjetuar më shumë lumturi dhe kënaqësi, gjë që sugjeron se momentet pas seksit janë vendimtare për vendosjen e intimitetit, thuhet në hulumtim.
Kjo vlen për çiftet të cilët rreth tre muaj kanë fjetur bashkë, ndërkaq nuk është konstatuar se a funksionon kjo formulë edhe pas disa viteve të kaluara martesore, mirëpo nëse praktikojnë përkëdhelje dhe përqafime edhe pas seksit me siguri që do ta kenë më mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat