Italia u anuloi martesën, çifti shqiptaro-italian dëmshpërblehet me 8 mijë Euro

Life style

Italia u anuloi martesën, çifti shqiptaro-italian dëmshpërblehet me 8 mijë Euro

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 19:44

Një shqiptar dhe gruaja e tij italiane janë kompensuar me 8 mijë euro nga një prefekturë në Itali.

Çifti nuk mund të martohej në vitin 2008, pasi majori i Prefekturës së Vareses nuk e celebroi martestën e tyre. Kjo pasi burri me origjinë shqiptare nuk i kishte dokumentat e duhura dhe senatori Stefano Gandiani nuk pranoi t’i martonte.

Shqiptari kishte shkuar në ditën e dasmës i veshur me kostum, por ai nuk kishte leje qëndrimi. Majori Stefano Candiani, as nuk e hapi regjistrin e martesës dhe i kërkoi nuses së ardhshme dokumentet.

Në fakt, gjërat shkuan më keq sesa pritej. Burri i saj u procedua penalisht dhe u shoqërua nga policia e Bolonjës. Ditën tjetër, ai u kthye në Shqipëri.

Anulimi i martesës u bë pasi majori mendoi se ata do të martoheshin për dokumente, mirëpo sipas dëshmive të çiftit, ata e donin njëri-tjetrin seriozisht. Për ta justifikuar këtë, italiania fluturoi në Shqipëri dhe u martua me të. Kështu, shqiptari mundi të kthehej në Itali, pas një bashkimi familjar.

Që atëherë, ai ngriti një padi ndaj majorit. Gjykata mori një vendim “solomonik” (sipas mbretit biblik Solomon): Prefektura duhet të bënte komensimin e çiftit në vlerën e 8 mijë eurove.

Tani, është në dorën e shtetit italian për të shpalluf fajtor ish-majorin Candiani ose senatorin e Ligës Veriore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat