Qerosët më të mirë në shtrat

Life style

Qerosët më të mirë në shtrat

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 15:19

Një studim i ri i lidhur me rënien e flokëve i publikuar javën e kaluar, i cili prek rreth gjysmën e meshkujve nga mosha 50-vjeçare tregon se është një lloj forme agresive e kancerit të prostatës.

Studimi amerikan i publikuar në “Journal of Clinical Oncology”, zbuloi se ata që humbin flokët në frontin e kokave të tyre kanë më shumë gjasa për të zhvilluar një tumor në rritje të shpejtë në prostatën e tyre se sa burrat me një kokë plot me flokë.

Gjithashtu kanceri i prostatës është i ushqyer nga testosterone, kështu që nuk është një emërues i përbashkët në të dyja rastet. Por duke qenë tullacë, nga ana tjetër vjen një lajm i mirë për jetën seksuale.

Nivelet e larta të testosteronit, që mendohet të kontribuojnë për rënien e flokëve, kanë qenë të lidhura me epshin e lartë mashkullor.

Meshkujt që nuk kanë testosterone shpesh raportojnë humbjen e dëshirës seksuale dhe më pak ereksion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat