Bill Gates investon në gjeneratën e re të prezervativëve

Life style

Bill Gates investon në gjeneratën e re të prezervativëve

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 09:22

Miliarderi Bill Gates thotë se është duke u bërë një progres në krijimin e "gjeneratës së ardhshme" të prezervativëve ultra të hollë dhe të ngjashëm me lëkurën tonë, që do të ofronin kënaqësi më të mirë seksuale, do të kontrollonin më mirë popullatën dhe do të financohej nga ai

Duket se janë disa materiale teknologjike që do të ishin në gjendje të krijonin një prezervativ me një material shumë të hollë, tha Gates në New Delhi.

Gates, i cili ishte duke folur në një sezion të pyetjeve-përgjigjeve me gruan e tij Melinda, tha se programi i tij "Sfidat e mëdha" do të arrijë që të përmirësojë jetët e të varfurve gjithashtu.

Fondacioni i Bill Gates ka dhënë një shumë të madhe parash për Universitetin e Mançesterit, për të hulumtuar dhe krijuar një material super të dukshëm dhe konduktiv të njohur si "graphene", transmeton Lajmi.net.

Edhe një tjetër grant ka shkuar për Universitetin e Oregonit për një propozim për të krijuar një prezervativ poliurethan, që do të krijonte një mbyllje rreth penisit dhe do të ishte gjysmë më të hollë se prezervativët më të mirë që janë në dispozicion tani.

Shkencëtarët thonë se ata dëshirojnë të krijojnë një membranë super të fortë për prezervativ, që të krijojnë atë që e quajnë "ndjenjë reale" të seksit.

Shumica thonë se nuk përdorin prezervativ gjatë aktit seksual për arsye se kanë më pak kënaqësi seksuale, por me këta prezervativ të rinjë duket se kënaqësia do të bëhet e njejtë si me prezervativ si pa ta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat