Horoskopi, 23 Shtator 2014

Life style

Horoskopi, 23 Shtator 2014

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 08:56

DASHI 21/3 - 20/4

Pritshmëritë tuaja në këtë ditë nuk do t’iu zhgënjejnë. Në punë duhet të bëni më të mirën në një situatë të keqe.

DEMI 21/4 - 21/5

Do të kujtoheni papritur për një detyrim që keni në punë dhe do të rendni për ta përfunduar në kohë. Në dashuri diçka do të prish qetësin tuaj.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do të jeni shumë të sigurt për ndjenjat tuaja kundrejt një personi që është shumë i rëndësishëm për ju, por duhet të prisni para se të bisedoni me atë.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Imagjinata juaj do t’i kaloj kufijtë sot, por pikat tuaja më të forta janë kreativiteti dhe autoriteti i imponuar. Në punë do të jeni shumë të kënaqur.

LUANI 23/7 - 21/8

Të ardhurat tuaj do të kufizohen dhe kjo do t’iu shqetësoj. Në punë do të dalloheni për risit e reja dhe metodologjinë e punës.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Do të dalloheni për ndjeshmërinë tuaj në dëgjimin e problemeve të tjerëve. Në punë do të përballeni me sulmet që ju vijnë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Ashpërsia juaj nuk do t’iu ndihmoi në ambientin e punës sepse duhet të jeni më bashkëpunues. Në aspektin e ndjenjave një lajmë do t’iu entuziazmojë.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do të keni avantazh në aspektin profesional dhe kjo do t’iu gëzoj ditën. Në dashuri do të gjendeni një harmoni të plot me partnerin.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Duhet të shmangni gjërat e panevojshme dhe të vini në jetë idetë tuaja. Në jetën tuaj një lajm i mirë do të ndryshojë situatën.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do të jeni shumë të vendosur për sjelljet tuaja me familjarët. Në punë do të tregoni të gjitha aftësitë tuaj për të çuar përpara projektet që keni nisur.

UJORI 21/1 - 19/2

Do të keni një takim interesant porsa i përket anës profesionale. Në aspektin e ndjenjave do ta kaloni këtë fazë larg syve të tjerëve.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Yjet ju këshillojnë të reagoni me qetësi përball çdo situate dhe kjo do t’i zgjidhi të gjitha. Në punë përgjigja që prisni do të vij së shpejti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat