Tigërmania në Krime dhe Moskë, Tigrat Amur pasioni i Putin

Life style

Tigërmania në Krime dhe Moskë, Tigrat Amur pasioni i Putin

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 17:51

Në gadishullin e Krimesë, i aneksuar nga Rusia në mars të këtij viti, po rriten 10 tigra të rrallë, të quajtur Amur, të cilët po përgatiten të jetojnë të lirë në botën e tyre të egër vitin tjetër.
Ndërkohë në Moskë janë duke punuar për shtimin e një karakteri të tigrit Amur në një serial televiziv, shumë i dashur për fëmijët. Tigrat Amur janë kafshët e preferuara të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka organizuar një samit ndërkombëtar për mbrojtjen e tyre në vitin 2010, në të cilin u vendos lirimi i tyre në fillim të këtij viti.
Putin kishte marrë me vete një këlysh Amur në festën e 56 vjetorit të tij në vitin 2008. Dy këlyshë Amur, të lindur më 16 mars në një kopësht zologjik në qytetin Belogorsk të Krimëse janë quajtur Referendum dhe Pranverë, pasi pikërisht në atë ditë qytatarët e Krimesë vendosën të ndahen nga Ukraina.
Por dashuria për tigrat nuk shtrihet vetëm në kopështe zoologjikë, Moska gjithashtu është e dashuruar më tigrat Amur. Drejtuesit dhe producentët e serialit të gjatë dhe të njohur televiziv për fëmijë “Goodnight, Little Ones”, ose “Natën e Mirë të Vegjëlve”, dekalaruan do të shtojnë një karakter, pikërisht një tigër Amur.
Në një konferencë për shtyp ata thanë se një gjë e tillë ishte e rëndësihmë për të sensibilizuar shoqërinë për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre. Sigurisht që vendimi i tyre vjen edhe nga mbështetja dhe dashuria që ka Putin për amurët.
Karakteri tigër, i quajtur “Mur” do të nis debutimin në fund të tetorit, i cili është edhe seriali më i gjatë televiziv në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat