I dështon plani i vetëvrasjes, tigri nuk pranon ta hajë!

Life style

I dështon plani i vetëvrasjes, tigri nuk pranon ta hajë!

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 16:14

Një 27-vjeçar, raportohet se u përpoq të vetëvritej pasi u hodh në kafazin e një tigri por përpjekjet e tij dështuan, pasi tigri nuk tregoi as një lloj interesi për ta ngrënë atë. Sipas një gazete lokale ngjarja ndodhi në një kopsht zoologjik të Chengdu-së, qytet në jug-perëndim të Kinës.

Gazeta shkruan se Yang Jinhai i cili vuante nga depresioni dhe çrregullime mendore, bëri disa lëvizje për t’i nxitur tigrat që ta hanin. Tigrat raportohen ta kenë zvarritur 27-vjeçarin nga qafa por nuk treguan asnjë interes për ta ngrënë. Stafi i kopshtit zoologjik pasi shpëtoi djalin, u përpoq të qetësonte tigrat. Mësohet se 27-vjeçari i cili vuante nga 16 dëmtime të vogla po trajtohet për depresion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat