Sekretet për të cilat mund të pendoheni nëse ia thoni partnerit

Life style

Sekretet për të cilat mund të pendoheni nëse ia thoni partnerit

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 21:33

Marrëdhënie
Janë të paktën pesë sekrete për të cilat mund të pendoheni nëse ua thoni partnerit tuaj… E dimë të gjitha se sinqeriteti është i rëndësishëm për ta bërë një marrëdhënie që të funksionojë sa më mirë e të zgjasë, por të thuash të vërtetën nuk do të thotë t’i tregoni parterit çdo gjë për ju apo për të tjerët rreth jush! Disa sekrete, veçanërisht nëse nuk ju prekin drejtpërdrejt ju të dy, duhet të mbahen për vete, për një jetë të qetë dhe për respekt të atyre që jua kanë besuar ato.

Rrëfimi se ish i dashuri ishte i zoti në shtrat

Ish i dashuri dhe e kaluara janë biseda me interes të veçantë, ndaj mendojeni se çfarë mund të ndodhë nëse do t’i rrëfenit diçka të tillë partnerit tuaj aktual! Meshkujt janë shumë konkurrues në aspektin e seksit, nuk i pranojnë krahasimet apo komentet pozitive për performancën e djemve të tjerë! Pra, s’ke se si t’i fajësosh! Nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të zgjasë, kjo është një nga gjërat që nuk duhet t’ia thoni!

Rrëfimi i të gjithë mendimeve që keni për familjarët e tij

Edhe pse nuk mund të qëndroni dot pa folur për ta, edhe pse komunikimi i tyre me ju është i pasjellshëm, edhe pse mund të jenë personat më të urryer në botë, edhe pse mund të keni plotësisht të drejtë, familja e tij është një çështje që më mirë të mos e prekni. Nëna, babai, vëllezërit ose motrat e tij meritojnë respekt të plotë, mos i thoni partnerit se i urreni, do ta lëndonit shumë dhe herët a vonë do ta paguani shtrenjtë, apo siç thuhet ndryshe “me të njëjtën monedhë”!

Rrëfimi se shoku i tij është tërheqës

Për të kuptuar peshën e këtyre fjalëve, mjafton të mendoni se si do të ndiheshit nëse do t’ju ndodhte juve. Është e vërtetë se meshkujt janë më solid apo të bashkuar mes tyre dhe miqësinë e nuk do ta shkatërronin kurrë për një arsye të tillë, por nëse ia thoni një gjë të tillë, më e pakta që mund të prisni është që ai të mos t’ju prezantojë më me asnjë shok; dhe nëse ndodh një gjë e tillë, ju do të ziheni çdo herë për këtë arsye! Këshilla për të zgjatur marrëdhënien tuaj është e thjeshtë: mos ia thoni kurrë një gjë të tillë partnerit!

Rrëfimi i sekretit të një shoqeje

Tundimi është i fortë, madje shumë i fortë, por ju duhet të bëni rezistencë! Edhe pse jeni e sigurt se ai nuk do ta tregojë kurrë, nëse i thoni një sekret të një shoqes suaj, kjo do të ishte një goditje vërtet e madhe për të, e cila ju besoi juve! Edhe pse mund ta keni në majë të gjuhës sekretin e shoqes, kujtoni faktin se jetës nuk i dihet asnjëherë; për shembull, nëse ju ndodh të ndaheni nga i dashuri ose partneri aktual, ky rrëfim do të ishte një shantazh i vërtetë. Përveç tij, ju mund të humbisni edhe atë!

Rrëfimi i një komenti jo të këndshëm

Ndodh që një shoqe, motra ose mamaja juaj mund të bëjë një koment jo të këndshëm për partnerin tuaj, por kjo nuk do të thotë se ato janë kundër tij apo ju të dyve! Për të mos nxitur një luftë, është e këshillueshme që të mos i tregoni asnjë lloj komenti, qoftë edhe banal, sepse do ta merrte për keq!

Rrëfimi për defektet e tij trupore

“Nuk më pëlqejnë veshët, sytë, apo hunda jote”, këto fjalë nuk kanë kuptim që t’ia thoni partnerit tuaj. Disa gjëra thjesht nuk munden të ndryshohen, dhe ato që munden, kushtojnë, pasi dihet që operacionet plastike janë të shtrenjta. Përveç kësaj, a nuk e kemi të gjithë një pikë të dobët? Diçka që e vërejmë të parën kur shihemi në pasqyrë?

Rrëfimi se dikush ka flirtuar me ju

Ndoshta mund të ketë qenë bukëpjekësi i ri tek i cili ke blerë bukë, shoku i të dashurit apo ndonjë i njohur a i panjohur tjetër i cili ju ka bërë komplimente apo ju ka ngacmuar…këtë nuk duhet t’ia thoni kurrsesi partnerit tuaj, sepse përndryshe do të hapni një telash të madh! Ju duhet të tregoheni e sinqertë me të vetëm kur të tjerët bëhen me të vërtetë të bezdisshëm me ju!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat