Horoskopi, 20 Shtator 2014

Life style

Horoskopi, 20 Shtator 2014

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 08:31

DASHI 21/3 - 20/4

Sot nuk është një ditë e mirë për të thurur plane të reja. Do të ishte më mirë të zbatoni ato që keni marrë përsipër. Mos bëni madje as shpenzime.

DEMI 21/4 - 21/5

Mos ëndërroni shumë sepse do t’ju mjaftojë romanca për t’u ngritur moralisht në qiellin e shtatë. Ëndërrimet e tepërta mund t’ju rrëzojnë.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Një gabim i vogël do të mund t’ju rrënonte qëndrueshmërinë. Jeta juaj në çift do të jete një rutinë e vërtetë gjatë kësaj dite, edhe pse do të mundoheni me sa të mundni.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Do të doni të bëni ndryshime në jetën tuaj. Mundësia e vetme për të ruajtur identitetin tuaj është që këto veprime t’i ndërmerrni në arredimin e shtëpisë.

LUANI 23/7 - 21/8

Disa ide dhe projekte për të ardhmen do t’ju marrin shumë kohë sot. Vetëm duke menduar për to nuk mund të justifikoni kohën e humbur.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Do të kalojnë një dite të zakonshme dhe jo me shumë takime. Në planin financiar do të bënit mirë të reflektonit mirë para çdo lloj shpenzimi.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Sot do të kuptoni se edhe puna juaj pa shumë pretendime të mëdha do t’ju japë shumë mundësi të mëdha. Mos shpenzoni sot nëse e keni bërë këtë dje.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do të ndiheni edhe më të dashuruar se më parë sot dhe do t’i shprehni gjatë gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri, nga ana tjetër do të mundohet t’ju mbajë mirë.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Sot do të keni një takim të rëndësishëm i cili do t’jua ndryshojë përfundimisht jetën. Më në fund në këtë plan nuk keni për çfarë të shqetësoheni.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Mos mendoni se vetëm një telefonatë apo një “Më fal” mund të jetë gjithçka për partnerët tuaj në biznes dhe në jetë. Financat do të fillojnë të përmirësohen ndjeshëm.

UJORI 21/1 - 19/2

Flisni hapur me partnerin dhe shprehini gjithçka që ndjeni. Ose më mirë qëndroni vetëm sesa të mendoni për një lidhje me dikë që do t’u sjellë vetëm pakënaqësi.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni vigjilentë. Duhet të merrni në kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot sepse keni kohë që e keni lënë pas dore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat