Arsyet përse alkooli dhe seksi nuk shkojnë bashkë!

Life style

Arsyet përse alkooli dhe seksi nuk shkojnë bashkë!

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 00:08

Mbase mendoni që pasi t’i keni pirë disa gota alkool do të ndiheni super dhe do të jeni të hareshëm, të këndshëm, joshës, nuk është e vërtetë – situata do të jetë krejtësisht ndryshe…
Lexoni në vijim përse do të duhet të qëndroni sa më larg gotës me alkool nëse prisni t’ju ndodhë seks i zjarrtë me personin e zgjedhur.
Zhduk disponimin
Mbase mendoni që pas disa gotave me alkool do të ndiheni super dhe do të jeni edhe të gëzueshëm, edhe të këndshëm, edhe joshës, nuk është e vërtetë – e vërteta është krejtësisht e kundërt. Një apo dy gota mund t’ju përmirësojnë disponimin, mirëpo më shumë se dy do të t’i shkaktojnë disfatë të plotë edhe disponimit tuaj, edhe jetës suaj seksuale.
Zvogëlon dëshirën për seks
Kryesisht ndodh kështu: sa më shumë që pini alkool, dëshira juaj për seks do të jetë më e vogël. Pas një gote do të mendoni sesi ai bandilli në anën tjetër të lokalit është seksi, mirëpo pas disa gotave, do të mendoni vetëm për atë sesi mezi prisni që të shkoni në shtrat.
Më vështirë arrihet orgazma
Duke pasur parasysh që alkooli mbyt ndjenjat edhe të zgjedhurit tuaj edhe juve, do ta keni të vështirë të arrini orgazmën. Po qe se e teproni me alkoolin, me siguri do të ngelni pa përjetuar kulmin e kënaqësisë.
Përkeqësim i përgjithshëm i jetës seksuale
Njerëzit të cilët shpesh konsumojnë alkool në sasi të mëdha janë dukshëm të pakënaqur me jetën e tyre seksuale sesa njerëzit të cilët nuk pinë fare apo pinë vetën ndonjë gotë. Edhe të tillët me përvojën seksuale nuk janë të kënaqur vetëm në çastet kur janë të dehur por edhe kur janë esëll.
Nivel i ulët i testosteronit
Niveli i shëndetshëm i testosteronit është faktori kryesor i arritjes së ereksionit dhe i dëshirës seksuale. Ndërkaq, është konstatuar se në trupin e meshkujve të cilët konsumojnë rregullisht alkool prodhohet më pak testosteron sesa në trupin e atyre të cilët nuk e konsumojnë fare.
Më pak iniciativa për seks
Është befasues fakti që femrat kur janë esëll më shumë kanë prirje për të iniciuar seksin. Andaj, nëse dëshironi të keni zjarr në krevat, mos pini.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat