Nxjerr të fejuarën me qera, për të blerë një iPhone 6

Life style

Nxjerr të fejuarën me qera, për të blerë një iPhone 6

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 15:22

Një i ri kinez nxorri të fejuarën me qera për të blerë iPhone. Publikoi edhe listën e çmimeve, rreth një euro ora, gjashtë euro dita dhe 63 euro në muaj. Janë këto tarifat që një i ri nga Shanghai vendosi për qeranë e së fejuarës së tij, në mënyrë që të mblidhte disa para për të blerë modelin e ri të Apple, iPhone 6. Xiao Ai, e fejuara e tij, kishte edhe një profil të plotë, ku jepeshin të dhënat për gjatësinë, peshën dhe një fotografi për të treguar hiret e saj. Mes shërbimeve të përfshira në çmim, sqarohej se ofrohej mundësia për të ngrënë apo studiuar bashkë me Xiao, por jo për të shkuar më tej se kaq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat