As vdekja nuk mundi t'i ndajë!

Life style

As vdekja nuk mundi t'i ndajë!

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:59

As vdekja nuk ka mundur t’i ndajë. Edhe pas 700-vjetësh, një çift janë gjetur të kapur për dore në një kishë të humbur në Leicestershire, të Britanisë së Madhe.

Skeletet shekullore u gjetën në kishën “Saint Morrell”, në një vend të njohur peligrinazhi gjatë shekullit të 14. Ekspertët nga Universiteti i Leicesterit, i Shërbimeve Arkeologjike e bënë zbulimin së bashku me vendasit në vendin e quajtur Hallaton.

Në foto mund të shihni dy skeletet që mbahen përdore me njëri-tjetrin. Gjatë kërkimit arkeologët zbuluan edhe nëntë skelete të tjera në këtë zonë.

Gjetjet kanë shtuar kuriozitetin në lidhje me kushtet dhe rrethanat në të cilat këto persona janë varrosur, për të cilët janë hapur spekulime se njerëzit e varrosur mund të ketë qenë "kriminelë, të huaj ose të sëmurë".

“Edhe më parë ne kemi zbuluar skelete çiftesh që janë varrosur së bashku në një varr të vetëm. Pyetja kryesore është pse u varrosën këtu dhe në këtë mënyrë”, thotë Vicky Score, një arkeolog nga Universiteti i Leicesterit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat